Gjenerimi i Modelit të Biznesit: Partnerët Kyç

0

Autor: Skender Mustafi

Identifikimi i partnerëve kyç gjatë analizës dhe zhvillimit të modelit të ri ose/dhe zgjerimit/përmirësimit të modelit ekzistues të biznesit është veprim kyç i cili ndikon në implementimin e suksesshëm të modelit të biznesit. Në këtë mënyrë nga kjo pikëpamje kompania studion rrjetin e furnizuesve dhe partnerëve të cilët bëjnë që modeli i biznesit të jetë i suksesshëm.

Bizneset në ditët e sodit nxisin partneritetet e shumta shtytur nga nevoja dhe kushtet e ndryshme. Në këtë aspekt, duke analizuar kanalet e komunikimit, shpërndarjes dhe shitjesburimet kyçe, si dhe aktivitetet kyçe mund të vërejmë rëndësinë e partnerëve në suksesin e implementimit të modelit të zhvilluar të biznesit. Më tej, zhvillimet teknologjike, akumulimi i diturisë, specializimi dhe përqendrimi i resurseve në një lloj të caktuar të aktivitetit bëjnë që kompani të ndryshme të jenë më të suksesshme në një fushë të caktuar, kështu duke u bërë burim kryesor i të hyrave për kompanitë me prodhime më të sofistikuara. Për më tepër, zhvillimet teknologjike jo vetëm që kanë mundësuar që disa kompani të përqendrohen në zhvillimin e bizneseve specifike, por gjithashtu kanë mundësuar ngritjen e rrjeteve dhe platformave të cilat me lehtësi të konsiderueshme mundësojnë menaxhimin e partnerëve. Pra, rreziku në keqmenaxhimin e rrjetit të partneriteteve është ulur dukshëm dhe ka nxitur rritjen e numrit të partnerëve me qëllim uljes së rrezikut në prodhimin e produkteve ose ofrimin e shërbimeve të caktuara, angazhimin e burimeve, e të tjera. Shembull i përshtatshëm është rasti i prodhimit të celularit iPhone nga kompania Apple, ku kompania bënë vetëm menaxhimin e platformës dhe dizajnimin e produktit, kurse prodhimin e pjesëve dhe zhvillimin e produktit final e bëjnë kompani nga nëntë vende të ndryshme të botës (Prestowitz , 2011).

Sidoqoftë, më tej do të analizojnë katër komponentë të rëndësishme për të kuptuar thelbin e partneriteteve, pra llojet e partneriteteve, arsyet e formimit të partneriteteve, varshmërinë mes partneriteteve si dhe do të përpilojmë listën e pyetjeve të rëndësishme për të studiuar partneritetet gjatë gjenerimit të modelit të caktuar biznesit.

LLOJET E PARTNERITETEVE
Në literaturë studiohen në hollësi partneritetet dhe llojet e tyre, por ne këtu do të përmendim vetëm llojet më të rëndësishme të cilat luajnë rol kyç në studimin e partnerëve kyç si pjesë për gjenerimin e modelit të caktuar të biznesit. Sidoqoftë, gjatë analizës konkrete duhet marr parasysh kushtet specifike dhe duhet identifikuar listën e partneriteteve e cila përshtatet me llojin e modeli të biznesit i cili është duke u gjeneruar.

Llojet më të njohura të partneriteteve në biznes janë (Osterwalder, 2010):

  • Aleancat strategjike mes jo konkurrentëve
  • Partneritetet strategjike mes konkurrentëve
  • Ndërmarrjet e përbashkëta (anglisht: Joint Ventures) për të zhvillua biznese të reja
  • Marrëdhëniet blerës-shitës për të siguruar blerës/shitës të besueshëm

MOTIVET PËR PARTNERITET
Pavarësisht se për cilin nga llojet e partneritetit ose/dhe partneriteteve kompania e caktuar përcaktohet, ajo duhet të ketë qenë e shtytur për të marrë këtë qëndrim. Hapërimi drejt partneriteteve ka privilegjet dhe përgjegjësitë qofshin afatshkurta ose afatgjata. Në këtë rast menaxhmenti identifikon dhe përcaktohet për llojet e caktuara të partneriteteve me furnizuesit ose/dhe blerësit e caktuar. Për më tepër, duhet pasur parasysh se vendimet e tilla i takojnë hapit të zhvillimit të menaxhmentit strategjik, kurse në gjenerimin e modelit të biznesit vetëm duhet identifikuar partnerët e përshtatshëm dhe llojet e përshtatshme të partneriteteve të cilat më vonë mund të përzgjidhen për kompaninë në raport me partnerët.

Nga motivet kryesore të krijimit të partneriteteve po dallojnë tri kryesore:

  1. Optimizimi dhe ekonomia e shkallës – është forma më e thjeshtë/bazë e partneriteteve mes kompanive. Thjeshtë, është e pa logjikshme që, posaçërisht, kompanitë e mëdha të mundohen të posedojnë të gjitha burimet dhe të realizojnë të gjitha aktivitetet. Në këtë mënyrë duke marr parasysh që në treg ekzistojnë kompani të specializuara të cilat ofrojnë shërbime të sofistikuara dhe burime të sofistikuara kyçe, kompanitë përqendrohen në shfrytëzimin e tyre për të ulur shpenzimet e prodhimit ose/dhe ofrimit të shërbimeve dhe rritjes së profitit.
  2. Zvogëlimi i rrezikut dhe pasigurisë – Partnerët ndihmojnë në uljen e rreziqeve në ambientet konkurruese të cilat thuajse gjithmonë janë të shoqëruara me pasiguri. Sot, nuk është e pazakonshme që kompanitë të formojnë aleanca në tregje të caktuara ose/dhe lloje të caktuara të biznesit, kurse të jenë konkurrentë në tregje dhe/ose lloje tjera të biznesit. Një rast i tillë është bashkëpunimi i kompanive si IBM, Accenture, Cisco e të tjera (Scott, 2009), për të zhvilluar projektin “Amsterdam Smart City” (Moresco, 2009), kurse janë konkurrent “të përbetuara” në tregjet dhe bizneset tjera si shërbime, prodhime teknologjike, prodhime softuerësh etj.. Forma të tilla të aktiviteteve të biznesit mund të vërehen tek shumë kompani botërore që në shikim të parë duken të jenë konkurrentë “të pa mëshirshëm”.
  3. Përvetësimi i burimeve dhe aktiviteteve të pjesërishme – Vetëm disa, të themi pakë, kompani posedojnë të gjitha aktivitetet dhe burimet kyçe në zhvillimin e veprimtarisë së përcaktuar nga modeli i biznesit. Shumica e kompanive përcaktohen të përqendrohen në atë për çka janë më të mirët dhe të gjitha burimet dhe aktivitetet tjera i blejnë nga kompanitë të cilat ofrojnë kualitet dhe çmim të përshtatshëm për të realizuar fitim maksimal dhe për të ulur rreziqet si të menaxhimit, ashtu edhe të prodhimit dhe shitjes. Rasti më i përhapur në ditët e sodit është zhvillimi dhe menaxhimi i aktiviteteve që janë të ndërlidhura me ndërtimin dhe kodimin e faqeve të internetit dhe shitoreve virtuale. Meqë kompani të caktuara janë të specializuara dhe të suksesshme në këtë drejtim, bizneset e ndryshme përcaktohen në angazhimin e kompanive të tilla për zhvillimin e faqeve dhe shitoreve në vend të angazhimit të një ekipi nga vetëm kompania. Shembull konkret mund të merret netMEDIA (netMedia, 2012) e cila ofron platformë për menaxhimin e burimeve njerëzore të kompanive të përcaktuara të cilat përcaktohen për shfrytëzimin e platformës për menaxhimin e burimeve të tyre njerëzore. Ndër kompanitë që shfrytëzojnë shërbimet e netMedia është dhe IBM Inc..

VARSHMËRIA MES PARTNERËVE
Nga elementet që duhet trajtuar në veçanti gjatë analizës së partnerëve dhe llojeve të caktuara të partneriteteve është krijimi i varshmërisë mes tyre. Për shkak të zhvillimit të lartë teknologjik, partneritetet nuk janë të varura vetëm duke u mbështetur në kontratat mes tyre, por edhe nga teknologjia e cila i ndërlidh ato. Kështu, për shkak të investimeve të larta në krijimin e ndërtimin e ndërlidhjeve teknologjike, kompanitë janë detyruara të krijojnë partneritete afatgjate të cilat jo rrallë herë  janë të përcjella me pasukses.

Pra, për të përzgjedhur partnerët duhet marrë parasysh dhe sistemet e tyre teknologjike, përshtatshmërinë e tyre si dhe investimet e nevojshme për të realizuar dhe ndërlidhjen e cila mundëson lëvizjen e rrjedhshme të informacioneve me to.

PYETJET PËR GJENERIMIN E MODELIT TË BIZNESIT
Pyetjet e rëndësishme për studimin e partnerëve gjatë gjenerimit të modelit të caktuar të biznesit nuk mund të përfshihen në një dokument të përgjithshëm, megjithatë këtu do të paraqesin pyetjet më të përshtatshme për cilindo lloj të modelit të biznesit. Detyrë e studiuesve dhe gjeneruesve të modeleve të caktuara të biznesit është që të studiojnë rastin konkret dhe të përpilojnë listën e pyetjeve të cilat kanë të bëjnë konkretisht me atë lloj të modelit të biznesit.

Pyetjet më të zakonshme gjatë gjenerimit të këtij komponenti të modelit të biznesit janë:

  • Cilët janë partnerët tonë?
  • Cilët janë furnizuesit tonë kryesorë?
  • Cilët janë blerësit tonë kryesorë (nëse janë kompani)?
  • Cilat burime kyçe jemi duke i huazuar nga partnerët?
  • Cilat burime kyçe duhet rishqyrtuar?
  • Cilat burime, të reja, kyçe duhet huazuar më tej nga partnerët ekzistues ose partnerët e ri?
  • Cilat aktivitete kyçe realizojnë partnerët?
  • Cilat lloje të partneriteteve duhet krijuar?
  • Cilat lloje të partneriteteve duhet avancuar në krahasim me të tjerat?

Referncat

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *