Autor: Skender Mustafi
Të gjithë e njohin kompaninë e internetit Google Inc., por jo të gjithë janë në dijeni se sa shumë shërbime kjo kompani ofron. Ajo që këto shërbime i bën edhe më atraktive është sistemi qendror i kyçjes në to. Kjo nënkupton nevojën një herë për tu regjistruar tek Google për një shërbim të caktuar dhe pastaj shërbimet tjera vetëm duhet që t’i aktivizoni. Google Docs është gjithashtu një shërbim i tillë.
Google docs është shërbim i cili në një masë të caktuar zëvendëson paketën “Microsoft Office” ose “OpenOffice.org” si shërbim i përdorshëm në internet. Nga karakteristikat shumë të rëndësishme këtij shërbimi janë edhe ndërveprimi me shërbimin “Gmail” dhe njohja e dokumenteve të MS Office dhe Open Office. Ndër të tjerash shërbimi ofrohet tërësisht në rrjet kështu që nuk keni nevojë të instaloni asgjë në kompjuterin tuaj. Gjithashtu edhe dokumentet mund të i ruani në hapësirën e ofruar nga vetë Google. Platforma për shpërndarje dhe kërkim dokumentesh është e hapur dhe tanimë përmban mijëra shabllone që plotësojnë nevoja të ndryshme.
Nga shërbimet e ndryshme mund të gjeneroni lloje të ndryshme të dokumenteve ose pjesë të tyre të cilat mund të i ruani edhe ne kompjuterin tuaj. Veti specifike e këtyre shërbimeve është gjithashtu edhe ndërveprimi me motorin e kërkimit “Google Search” që lehtëson grumbullimin dhe zgjedhjen e lehtë të të dhënave.
Shërbimet
Google docs për momentin (13 prill 2011) ofron 6 shërbime:
1. Google Document -lexon dhe mundëson përpunimin e WORD dokumenteve nga MS Office ose Open Office, ruajtjen, redaktimin dhe shpërndrarjen e tyre në rrjet.
Google Presentation -lexon dhe mundëson përpunimin e POWERPOINT dokumenteve nga MS Office dhe Open Office si dhe ruajtjen, redaktimin dhe shpërndarjen e tyre në rrjet.
Google Spreadsheet – lexon dhe mundëson përpunimin e EXCEL dokumenteve nga MS Office dhe Open Office si dhe ruajtjen, redaktimin dhe shpërndarjen e tyre në rrjet.
Google Form – mundëson formulimin e pyetësorëve të ndryshëm, mirëmbajtjen e tyre dhe publikimin e tyre në faqe të ndryshme interneti. Pyetësorët janë interaktiv dhe në to mund të merr pjesë secili.
Google Drawing – mundëson përpilimin e grafikeve duke përdorur elementet bazë për punim. Shërbimi është i përshtatshëm për përpunim të formave të ndryshme grafike dhe ruajtjen e tyre si foto për t’i përdorur në shërbime tjera ose për t’i publikuar në internet. Gjithashtu mund të përdoret si mjet për disa gjuhë të llojeve të modelimit të biznesit si UML.
Gooble Collections – mundëson krijimin e koleksioneve të dokumenteve që tanimë keni në hapsirën tuaj.
Lidhje të rëndësishme
○ Google Docs
○ Google Koleksioni i Shablloneve
○ Historiku i shablloneve që tanimë keni vizituar ose shkarkuar