Google Drive drejt mposhtjes së DropBox-it

Përgatiti: Skender Mustafi

Unë tanimë gjatë kohë jam me Google qoftë përmes postës elektronike Gmail, përmes hartës, kalendarit, sistemit të marketingut AdWords e përmes veprimit me dokumente drejtpërdrejtë në internet.

Deri më tani kam shfrytëzuar program shtesë të punuar nga pala e tretë për të shfrytëzuar hapësirën e ofruar nga Google për shpërndarjen e dokumenteve, madje kam shfrytëzuar intensivisht edhe DropBox për shkak të hapësirës së mirë, 2BG + 500MB për çdo mik, por tani kjo angari mori fund.

Google shndërron [intlink id=”4094″ type=”post”]Google Docs[/intlink] në Google Drive dhe ofron softuerin përkatës për të sinkronizuar dokumentet me mjetet tua elektronike, ngjashëm sikur DropBox. Për të “mposhtur konkurrentin kryesor në këtë fushë Google ofron 5GB falas. Madje edhe 25GB për vetëm 29.88$ në vit ose 100GB për 59.88$.

Ajo që e bën më të mirë Google Drive nga DropBox është mundësia e përpunimit, përpilimit dhe shpërndarjes së dokumenteve drejtpërdrejtë në Internet pa pasur nevojë për ndonjë program si Word ose OpenOffice.org Docs.

Shkarko Google Drive

Po këto i keni lexuar?