Google u dogj në rrjet të rrymës elektrike…

0

Autor: Skender Mustafi

Google njihet për qëllimet dhe sukseset e forta drejt shumë tregjeve. Mund të themi siç thotë populli: “Google ku ja mësyn e çkyn”. Argumente të bollshme për të vërtetuar këtë janë depërtimi në sferën e marketingut me Adwords, dëprtimi në tregun e sistemeve operative për celularë dhe celularë me Android, e tregun e marketingut social me Buzz e tani Google+, e së fundi edhe ne tregun e muzikës me  Google Music.

Synimet e Google ishin të mëdha drejt depërtimit në tregun e energjisë elektrike. Gjatë tetorit të vitit 2008 Google hodhi në Internet njërin ndër projektet e para, Google PowerMeter, të cilat mundësonin ndërlidhjen e të dhënave të konsumimit të energjisë elektrike nga konsumatorët përmes të cilave aplikacioni u jepte sugjerime konsumatorëve me qëllim të uljes së shfrytëzimit të energjisë që nënkupton uljen e shpenzimeve. Për këtë qëllim Google shpejtoi drejt bashkëpunimit me kompani të prodhimit, shpërndarjes dhe shitjes së energjisë elektrike si dhe me kompani të prodhimit të “mjeteve të mençura” të cilat u mundësonin konsumatorëve që të dhënat të i hidhnin në aplikacion në mënyrë automatike. Veprimi automatik duhej motivuar konsumatorët që duke mos pasur nevojë që ti lexojnë të dhënat nga mjetet dhe t’i hedhin në aplikacion, përmes ndërlidhjes direkte mes “mjeteve të mençura” dhe aplikacionit të dhënat sinkronizoheshin.

Kombinimi me Energy Detective (TED 5000) nga Energy Inc. dhe bashkëpunimi me AlertMe, San Diego Gas and Electric‘s, Sempra Energy e të tjera bëri që google ndërkohë të kishte 10 000 shfrytëzues të aplikacionit. Siç duket nga komentet e ndryshme në internet, shfrytëzuesit ishin të kënaqur.
Sidoqotë, projekti dështoi. Në Qershor të vitit 2011, Google njoftoi shuarjen e projektit duke e bazuar në një shkak të vetëm, mos arritja për të tërhequr numër të mjaftueshëm të konsumatorëve.

Sipas analistëve të ndryshëm, kompanitë të cilat ndërvepruan me Google ishin kishin frikë nga partneri i tyre. Kyçja e Google me suskses në këtë biznes dhe shfrytëzimi i imazhit të mirë në shërbimet tjera në internet do të thoshte zhdukje për shumë biznese në sferën e energjisë elektrike. Për këtë qëllim ata nuk i dhanë shumë të drejta të ndërveprimit me “mjetet e mençura” si dhe me aplikacionet e kompanive. Pra, partneriteti ishte i vobegët gjë që çoi që investimet nga Google të shkojnë huq.

Thjeshtë, kompanitë e energjisë elektrike e hodhën Google në rrjetin e rrymës dhe e dogjën së gjalli.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakSulm i drejtpërdrejt mes konkurrentëve
Artikulli tjetërGalileo Big Pictures: Foto e vitit 2011
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *