Hapësira mes nesh

Skender Mustafi

Autor: Skender Mustafi

small1Hap Pas Hapi

Sa për përkujtim do t’ju tregojmë pak për dje se çfar kemi ngrënë, dhe t’ju tregojmë se s’jemi edhe aq larg kohës kur në disa vende ku jetojmë ne, ‘shihej bukuria’ e pamjeve dhe lëkundjeve të profileve të ndryshime të minave dhe granatave dhe pas atyre pamjeve fshihej shumëçka . Ajo koha kur nga pamja me profil luani na dilte pa kurrfarë turpi debili dhe përçyrrej para nesh me gjykime e paragjykime kinse të logjikshme. Të themi se fatmirësisht në atë kohë të gjithë i pamë se cilët janë debilët me pamje patriotësh e atdhetarësh. I pamë edhe ata që na duan edhe ata që s’na duan edhe ata që i duam edhe ata që s’i duam. Sa rehat ndjeheshim. Pamje e flaktë, krenari njohjeje. Rrugë e vështirë e njohjes, por njohje e frytshme dukej, bile filluam të besojmë. I pamë ata që i pamë dhe i njohëm ata që i pamë, por siç duket s’i pamë të gjithë. S’i pamë dot ata që në atë kohë ishin fshehur nën lëvozhga kërmijsh dhe si të mërdhezur nga të ftohtit e kohës kishin nxjerrë vetëm lapat e veshëve për të dëgjuar pikat e para të shiut. Të atij shiu shpresëdhënës për ata, që të zvarriten ngadalë dhe prapë për tu kyçur në vallen e dasmorëve.

Ja arritën siç duket!!??

Ashtu e ka kjo punë, njerëzit e tillë gjithmonë janë të gjindshëm. Ata gjithnjë bien  në grackën e vetë dhe prapë se prapë gjenden të parët dhe e arrijnë me leverdi qëllimin e vetë pa pasur shumë vështërsi.

Këtë e bëjnë sot thuajse nuk ka ndodhur asgjë, bile pretendojnë që të shpallen më të mirët. Eh, sa sahanlëpirës që janë. Sa përcyrrës. Këta kërmij tashmë tërësisht janë bindur se lëvozhga nën të cilën ishin fshehur më pare ju ka rënë, bile edhe koha e ka përpirë atë histori dhe është harruar çdo gjë dhe mund të shtiren lirshëm kinsë nuk ka ndodhur gjë bile mund edhe të lavdërohen me ate kohë.

Sa e neveritshme kjo gjë.

E dini, se këta sahanlëpirës janë të neveritshëm dhe të bëjnë ose të pëlcasësh nga mëria ose të klithësh nga nervozizmi. Ne zgjodhëm rrugën e klithjes dhe do t’u klithim atyre gjersa të binden se lëvozhga e kërmillit jo që ju rrin mbi supe, por gjithnjë me marrëzitë e tyre shkon e trashet dhe ju rëndon, por se ata janë të hutuar.

Ne jemi këtu që t’i përkujtojmë. Mund t’u vëmë në dijeni se nëse ata mendojnë se me krimbërimet e tyre mendojnë se arrijnë larg, gabim e kan dhe kot e zënë me kotësi dhe idiotizma këtë hapësirë mes nesh.

Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?