Një ditë Ebu Bekri takoi Handhalen r.a dhe e pyeti se si i kishte hallet. Tejet i prekur dhe i lëkundur, Handhala iu përgjigj:
“Handhala u bë mynafik (hipokrit), o Besnik!”
Ebu Bekri r.a i tha: “
“Subhanallah, Allahu qoftë i Madhëruar! Ç’janë këto fjalë?”
Handhala u përgjigj:
“Sa ndodhemi në kuvendin e të Dërguarit të Allahut, ai na kujton xhenetin dhe xhehenemin dhe ne na duket se po i shohim me sy! Por sapo të dalim e fillojmë të merremi me familjen, me ushqimin dhe me punët e kësaj bote, shumicën e atyre që kemi dëgjuar, i harrojmë (e humbim frymëzimin dhe gjendjen shpirtërore që fitojmë në kuvendet e tij)!”
Ebu Bekri r.a tha:
“Vallahi gjëra të ngjashme ndodhin edhe me ne!”
Pas kësaj të dy shkuan te i Dërguari i Allahut dhe ia parashtruan çështjen. I Dërguari i Allahut s.a.v.s u tha kështu:
“Betohem në Allahun që ka jetën time në dorë, se po qe se do ta ruanit gjendjen që keni pranë meje dhe do të bënit vazhdimisht dhikr, edhe kur të ndodheshit shtrirë në shtrat, edhe kur të ishit në rrugë duke ecur, engjëjt do të ndodheshin krahpërkrah me ju!”
Pasta, shtoi duke përsëritur tri herë:
“O Handhale! Disa herë kështu, e disa herë ashtu!” (Muslimi).
Pra, duhet të shkojnë së bashku edhe adhurimi i mbushur me të vërtetat dhe të fshehtat e jetës tjetër edhe preokupimet e kësaj bote për vazhdimin e jetës.