HTML univers në ueb programim

Shkruan: Skender Mustafi

Dijetarët e mëdhenj në të gjitha lëmit studimore shumë herë kanë pranuar që vetëm atëherë kur kanë arritur një shkallë të lartë edukativo-studimore kanë arritur të kuptojnë sa të komplikuara janë gjërat që më herët u janë dukur të thjeshta. Sa me vlerë janë gjërat që më herët u janë dukur jo edhe aq me vlerë. Kështu është rasti edhe me HTML-në. Të gjithë ata që kam takuar dhe në një mënyrë ose tjetër janë marrë me ueb programim, nëse janë pyetur nëse dinë të programojnë me HTML, pa asnjë hezitim ( me sjellje se janë poshtëruar përmes kësaj pyetje) pohojnë se HTML-në e njohin në mënyrë perfekte: “s’ka asnjë problem”.

Në fakt ka problem. Problemi qëndron në nënçmimin e kësaj gjuhe programimi (përskaj nënçmimit të punëve tjera, por nuk është tani ajo temë). Të tillët e kuptojnë gabimin e bërë në vlerësim vetëm atëherë kur u ofrohet ndonjë projekt i caktuar dhe nga ata kërkohet që të bëhet vlerësimi i tij në kohë dhe mjete. Mos u hamendni, muratori i mirë e di në shkallë të lartë të saktësisë sa kohë dhe mjete i nevojitet për ndërtimin e një muri të caktuar shpesh herë as edhe pa kapur metrin në dorë.

Ju mund të thoni që shembulli krahasues është banal, por nuk pajtohem me një mendim të tillë meqë HTML nuk është gjuhë e rëndë për tu mësuar, por kërkon përkushtim dhe praktikë të cilat mundësojnë zhvillimin e ndjenjës për punë dhe kreativitet. HTML është një horizont i pa fund ku mund të zhvillohen ide shumë kreative përmes kodit të thjeshtë.

Për ta ilustruar fuqinë që ka HTML, posaçërisht mundësitë e reja të kombinimit më të rrjedhshëm me CSS dhe Javascript, në këtë shkrim kam sjellë disa shembuj të punuar nga programues të ndryshëm e që mund të gjinden të gatshme në internet.

Radhitjen e punimeve e kam bërë pa asnjë lloj vlerësimi, por varësisht se si kam arritur tek to.

Meqë projektet janë punuar tek faqja interaktive për punim me HTML + CSS + JavaScript, CodePen, ju mund projektet e mëposhtme t’i shihni të realizuar, të mund të shihni kodin e tyre drejtpërdrejt tek redaktuesi duke parë njëkohësisht pjesët përmes së cilëve janë realizuar projektet e madje edhe të ndërhyni me aftësitë tuaja për të përshtatur ato për interesin tuaj. Në fund, projektet mund t’i shkarkoni në kompjuterin tuaj.

Faqe statike – “Death Strike” (Sulmi i Vdekjes) punuar nga Adam Henley

death stricke

Projekt dinamik – “Rotating Pyramids” (Piramidat Rrotulluese) nga Florian Wirtz

rotating pyramids

Libri dinamik – 3D Bending Effect (Efekti 3D i lakimit) nga Fabrizio Bianchi

Shkrepjen e shkëputjes e kam bërë pasi kam futur foto sipas qejfit në projektin bazë.

3d libri

Projekt interaktiv –  Mobile menu (Menyja e selularit) nga poppe1219 (vetëm CSS + HTML)

meny celulari

Projekt i thjesht por domethënës – Think (Mendo) nga Adam Henley punuar vetëm përmes HTML dhe CSS

mendo

Projekte tjera si këto që kam përzgjedhur më sipër dhe më poshtë mund të gjeni nëse vizitoni faqen CodePin.io

    Po këto i keni lexuar?