HTML5 Hap Pas Hapi: Rregullimi i kokës

0

Autor: Skender Mustafi

 Tanimë i bëmë hapat e parë në programimin e një faqeje dhe i programuam pjesët bazë. Më tej në këtë artikull do të përqendrohemi të përmbledhim sa më shumë elemente bazë për të sqaruar rolin e kokës së faqes, pra pjesën <head> … </head>.Do të jetë e pa kuptimtë që të trajtojmë të gjitha elementet e kokës pasi që ato do t’i sqarojmë së bashku me elementet tjera të cilat të cilat kanë pjesë si në kokë ashtu edhe në trup <body>. Një element i tillë përbërës, i faqes, është dhe JavaScript. Jo të gjitha etiketat e kokës janë të patjetërsueshme për funksionimin e faqes, por janë të patjetërsueshme për të rritur rendimentin e faqes, për të bërë më të kapshme për motorët e kërkimit dhe për faqet tjera të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme informuese. Thjeshtë, nëse dëshironi që faqja juaj të është sa më e njohur atëherë përcillni të gjitha etiketat e kokës dhe i shtoni ato të cilat u nevojiten. Bazë në pikëpamjen e mësipërme janë etiketat <meta> të cilat kanë role të ndryshme të cilat mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në faqe ose ndikim indirekt. Ja etiketat më të rëndësishme:html head

  •  Definimi i fjalëve kyçe të cilat thirren nga motorët e kërkimit për të radhitur faqen në listat e tyre:
    <meta name=”keywords” content=”fjalaime, shqip, ekonomi, informatikë, programim”>
  • Përshkrimi i faqes, informacion i nevojshëm për shumë faqe ofruese të shërbimeve të ndryshme në internet:
    <meta name=”description” content=”Free Web tutorials on HTML and CSS”>
  • Freskimi i faqes pas një kohe të caktuar. Në shembullin e më poshtëm faqja freskohet çdo 30 sekonda, këtë vlerë mund të e ndryshoni sipas nevojës:
    <meta http-equiv=”refresh” content=”30″>
  • Faqja mund të arkëtohet në mënyra të ndryshme varësisht nga ajo se si vendosni ju përmes përcaktimit të vlerës së parametrit content të etiketës <meta>. Content mund të pranojë vlerat: public që lejon arkëtimin e faqes tek arkëtuesit publik, private që lejon arkëtimin tek arkëtuesit privat, no-cache nuk lejon arkëtimin, dhe no-store lejon arkëtimin por jo dhe arkivimin.:
    <meta http-equiv=”cache-control” content=”no-cache”>
  • Ridrejtimi i faqes tek një faqe tjetër pas një kohe të caktuar. Kjo është etiketë e mirë nëse dëshironi t’u jepni ndonjë porosi vizitorëve ose të vendosni ndonjë reklamë e cila qëndron për një kohë të caktuar pastaj faqja freskohet dhe kalon në një faqe tjetë:
    <meta http-equiv=”refresh” content=”15; url=http://www.fjalaime.ch”>
  • Etiketa robots nuk është e njëjtë sikur dokumenti robots.txt. Ju duhet t’i shfrytëzoni të dyja në kombinim.  Kjo etiketë është e dedikuar për motorët e kërkimit si Google, Yahoo e të tjerë. Përmes kësaj etikete ju lejoni që faqja juaj të indeksohet dhe të përcillet ose anasjelltas, ose të realizohet njëri nga këto veprime. Ja kombinimet e parametrave të kësaj etikete:
    <meta name=”robots” content=”index follow”>
    <meta name=”robots” content=”index, nofollow”>
    <meta name=”robots” content=”noindex, follow”>
    <meta name=”robots” content=”noindex, nofollow”>
  • Freskimi i informacioneve në motorin e kërkimit Google. Përmes kësaj etikete ju informoni robotin e këtij motori të kërkimit që ju keni freskuar informacionet mbi faqen tuaj:
    <meta name=”googlebot” content=”noodp”>
  • Ekzistojnë dhe shumë meta etiketa tjera, por vlerësohet të mos jenë dhe të rëndësishme për popullarizimin dhe shpërndarjen e faqes. Shumë meta etiketa dhe përshkrimin e tyre mund të e gjeni në internet. MetaTags.info, për shembull ofron informacione në anglisht: http://www.metatags.info/meta_http_equiv

Etiketa tjera të rëndësishme që vendosen dhe duhet vendosur në kokë (<head>), varësisht nga përmbajtja janë:

  • <base> që cakton URL-në bazë për të gjitha nyjet e ndërlidhura në faqe:
    <base href=”http://www.fjalaime.ch/” target=”_blank”> 
  • <link> që mundëson ndërlidhjen e dokumenteve të ndryshme si të brendshme ashtu edhe të jashtme me përmbajtjen e faqes. Dokumentet e tilla janë kodet në JavaScript, CSS etj.
    <link rel=”stylesheet” type=”text/css” href=”stili.css”>
  • <style> që mundëson vendosjen e kodit të stilit në brendi të kokës pa pasur nevojë që të thirret nga një skedë e posaçme e llojit .CSS
    <style type=”text/css”>
               body {background-color:yellow}
               p {color:blue}
    </style>
  • <script> që mundëson vendosjen e kodit të gjuhës programuese JavaScript pa mos pasur nevojë që ai të thirret nga ndonjë skedë e jashtme.
    <script>
                    document.write(“Hello World!”)
    </script>

Tani për fund, merrni dhe kopjoni disa nga <meta> etiketat në kokën e kodit të programuar në mësimin e kaluar. Madje testoni edhe etiketat e ndryshme rezultatin e të cilave mund të e shihni menjëherë siç është etiketa e freskimit dhe e ridrejtimit në faqe tjetër.

Etiketat tjera të grupit të dytë do t’i implementojmë në mësimet e ardhshme kur do të kemi nevojë të rregullojmë elemente të ndryshme të faqes si teksti, tabelat, figurat etj.

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *