mendimet treten
neveria më brenë
ju o të gjorë kot silleni
para syve të mi të skuqur
gotat më rrinë përpara
më shikojnë sy katër
ato janë të mbushura plotë
gjer më grykë
sikur unë
e unë
unë asgjë
përsëri frikohem ta shikoj atë
e ata më përqeshin mua
kurse ajo përcjell fatin
me sy të lagur nga qielli
yjet heshtin meqë shkopi ju është thyer
© Skender Mustafi