Identifikimi me të tjerët

Autor: Skender Mustafi

Nga elementet më të rrezikshme dhe më të varfra që është paraqitur tek shoqëria jonë është identifikimi me të tjerët. Identifikimi me personalitete të ndryshme të shoqërisë moderne e të tjera, është veprim i kotë. Hulumtimi i elementeve identifikuese tek të tjerët për të ngritur vlerën personale, është humbje kohe dhe përpilim i një identiteti të rrejshëm. Të identifikuarit e të tjerëve me një grup tjetër është veprim i rrezikshëm, fyerje, shkelje e të drejtave njerëzore, nxitje konfliktesh.

Identifikimi i vetëm i vlerë dhe i përhershëm është identifikimi me të vërtetën absolute. E vërteta është identifikim i cili nuk sjell dështime ose zhgënjime. Andaj, identifikohuni me të vërtetën, nëse kërkoni identitet. Kurse sa i përket të tjerët, nëse nuk keni dituri dhe mendje për të bluar dijen dhe për ta prodhuar njohjen, atëherë i lini si të tjerë dhe mos i identifikoni me të tjerë të tjerë, sipas jush.

Po këto i keni lexuar?