Rrjetet shoqërore në njërën ose tjetrën mënyrë janë duke ndikuar dukshëm ndaj konsumatorëve dhe vendimit të tyre për të realizuar blerjet. [intlink id=”6959″ type=”post”]Pinterest[/intlink], faqe e cila u mundëson përdorueseve mbledhjen e materialeve multimediale, edhe pse është ndër idetë më të reja për ndër-komunikim shoqërorë, ka bërë bum në fillim të vitit duke tërhequr vëmendjen e qindra mijëra vizitorëve dhe duke mposhtur vlerësimet dhe dyshimet e studiuesve të ndryshëm të marketingut të internet, siç është Dejv Çafi (Dave Chaffey). Sidoqoftë, përdoruesit pëlqejnë faqen dhe mënyrën e organizimit të të dhënave, ndër-komunikimit mes tyre si dhe shpërndarjes së materialeve.
Në këtë grafik informativ të përgatitur nga Boticca, janë nxjerrë pesë përfundime nga të dhënat e mbledhura nga Facebook dhe Pinterest në një periudhë brenda një muaji dhe 50 000 vizitorëve për faqe.