iPhone 5 më 21 Shtator në treg

0

Shkroi: Denada Dosti

Apple më në fund përgatit për në treg iPhone 5. Mollafoni i gjeneratës së fundit prej alumini dhe xhami dhe më  i hollë e më i lehtë se 4S-ja (7.6 milimetra). Ka një ekran më të madh prej 4 polsh. Ky lloj iPhone është një nga më të lehtit dhe më të hollët, një nga produktet më të mira që ka bërë ndonjëherë “Shtëpia e Mollës”. Ka një ekran të ri me një Retinë 4 polsh, një  çip A6, teknollogji Wifi super të shpejtë (802.11n dual-band për një eksperiencë shpejtësie deri në 150 Mbps) dhe një kohëzgjatje baterie edhe më të madhe.

Përbëhet nga sistemi operativ iOS 6, me rreth 200 risi: me një navigator të besueshëm, një aplikacion të ri MAPPE me një kartografi të hartuar nga Apple, integrim Facebook, organizim Passbook dhe shumë funksione dhe gjuhë të reja të Siri-t. Fotokamera e tij arrin deri në 28 megapixel dhe lentja është e përbërë nga kristale zafiri dhe të lejon që të filmosh apo të shkrepësh foto me një cilësi HD deri në 720 p.

iPhone 5 do të paraqitet në fillimisht në tregun amerikan më  21 Shtator me çmimet  $199 për 16GB, $299 për 32GB, $399 për 64GB. Paraqitja e këj produkti do të bëhet edhe në tregun evropian po gjatë muajit shtatorë

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *