Java përmes BlueJ – Kapitulli I, ushtrimet 10 – 20

0

Ushtrimet janë të marra nga libri “Objects First with Java, a practical introduction using BlueJ” nga David Barnes, Michael Kölling, Edicioni i IV, viti 2009.

Fillimisht ushtroni vetë të pavarur nga zgjidhjet, pra duke konsultuar mësime në internet ose përmes veprimit me programin, pastaj nëse diç nuk keni të qartë pasoni zgjidhjet e ushtrimeve këtu.

Ushtrimi 1.10.
Hapeni projektin “Picture“. Krijoni një objekt dhe aktivizoni metodën “draw“. Gjithashtu provoni gjithashtu metodat “setBlackAndWhite” dhe “setColor“.
Cili është rezultati nga këto veprime?

Ushtrimi 1.11.
Si mendoni se do klasa “Picture” do të vizatojë foton?

Ushtrimi 1.13.
Kontrolloni kodin e klasës “Picture” dhe zëvendësoni ngjyrën e verdh të diellit me të kuqe.

Ushtrimi 1.14.
Vendose edhe një diell tek fotoja. (këtë duhet të e realizoni në kod.)

Ushtrimi 1.15.
Ushtrim sfidues
: Vendosni perëndim dielli tek versioni fillestar i ushtrimit “Picture“. Kjo do të thotë të bëni që dielli të lëvizë dhe të largohet nga pamja. Rrethi ka një metodë të emëruar slowMoveVertical që do të ju ndihmojë në realizimin e këtij ushtrimi.

Ushtrimi 1.16.
Ushtrim sfidues: Nëse e keni vendosur “perëndimin e diellit” në fund të metodës draw, tani ndërroni këtë. Tani vendoseni perëndimin e diellit në një metodë në vete të cilën e emëroni draw. Në këtë mënyrë mund të iniciohet drawdhe të duket dielli dhe pastaj të iniciohet metoda sunset e cila e bën që dielli të lëvizë poshtë.

Ushtrimi 1.17.
Krijo një objekt nga klasa Student. Çka duhej të veproni që të krijoni objektin?

Ushtrimi 1.18.
Krijo disa objekte nga klasa Student dhe pastaj inicio metodën getName tek secili objekt i krijuar më parë. Shpjego çfarë ndodhi!!

Ushtrimi 1.19.
Krijo një objekt nga klasa LabClass. Në nënshkrimin e klasës do të vëreni se duhet të caktoni numrin e studentëve në klasë (një integer).

Unshtrimi 1.20.
Inicioni metodën numberOfStudents nga objekti i krijuar në ushtrimin paraprak. Shpjegoni çfarë ndodhi!

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakHTML kodet e simboleve
Artikulli tjetërVirtual CloneDrive
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *