Java përmes BlueJ – Kapitulli I, zgjidhjet 10 – 20

1

Ushtrimet janë të marra nga libri “Objects First with Java, a practical introduction using BlueJ” nga David Barnes, Michael Kölling, Edicioni i IV, viti 2009.

Ushtrimi 1.10.
Me inicimin e metodës draw tek klasa picture atëherë në platformë do të paraqitet figura e përpunuar në kod. Nëse iniciojmë metodën setBlackAndWhite atëherë të gjitha format marrin ngjyrën e zezë, kurse nëse i
niciojmë metodën setColor secila formë merr ngjyrën e mëparshme.

Ushtrimi 1.11.
Klasa Picture shfrytëzon informacionet nga klasat tjera (pra krijohen ndërlidhje mes klasave – kjo në BlueJ shihet përmes vijave të cilat lidhin klasat).

Ushtrimi 1.13.
Tek metoda draw e klasës Picture në tek rreshti i 50 i kodit “yellow” (që në shqip dmth e verdhë) duhet zëvendësuar me “red” (që në shqip dmth e kuqe).

Ushtrimi 1.14.
Vendose edhe një diell tek fotoja. (këtë duhet të e realizoni në kod.)

Ushtrimi 1.15.
Tek metoda draw në klasën Picture shtoni kodin:
sun.slowMoveVertical(300);

Ushtrimi 1.16.
Shkrani një metod të re dhe emërojeni sipas dëshirës psh. perendimiIDiellit ose sunSet sidoqoftë. Metodës në brendi ia vendosni vetëm rreshtin e vendosur në ushtrimin e mëparshëm në metodën draw. Metoda do të dukej:
public void perendimiIDiellit()
{
sun.slowMoveVertical(300);
}

Nga metoda draw largojeni kodin e vendosur në ushtrimin e mëparshëm. Për të testuar ndryshimet kompiloni kodin pastaj krijoni një objekt dhe nga ky objekt inicioni metodën draw pasi që figura të jetë pikturuar atëherë inicioni metodën perendimiIDiellit.

Ushtrimi 1.17.

Hape projektin lab-classes. Në të ekziston klasa Student. E kompilo dhe inico krijimin e një objrkti. Për të krijuar një objekt do të duhet që në fillim të plotësoni dy fusha (fusha me emrin student1 mund gjithashtu të ndryshohet me emrin e studentit që më leht të identifikohen objektet).  Në anën e djathtë të fushave do të vëreni se lloji i fushave është String dhe mbajeni mend se fushat String gjithmonë duhet pasur përmbajtjen në thonjëza. Për shembull në krijimin e objektit tonë të parë do të përdornim :
"Skender Mustafu"
"X100303"

Ushtrimi 1.18.
Paraqitet emri i secilit student për secilin objekt të iniciuar.

Ushtrimi 1.19.
Pasi që të keni kompiluar dhe iniciuar klasë do të vëreni një fushë të zbrazët në të cilën duhet të vendosni një numër i cili paraqet numrin e studentëve në një laborator. Fusha është e llojit integer (int) për atë edhe nuk ka nevoj që numri të futet në thonjëza.

Unshtrimi 1.20.
Edhe pse ju keni krijuar psh 4 objekte me emra studentësh dhe një objekt LabClass prap se prap numri i studentëve pas inicimit të metodës numberOfStudents do të jetë zero. Kjo ndodh pasi që ata studentë duhet regjistruar në atë klasë. Kjo mund të bëhet përmes metodës enrollStudent. Regjistrimin e studentëve mund të e bëni duke e iniciuar metodën enrollStudent dhe në fushën e zbrazët inicioni kursorin dhe me mi shtypni objektin e caktuar të studentit.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakpëshpëritje
Artikulli tjetërNina-nina, more pllum
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

1 Koment

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *