Java përmes BlueJ – Kapitulli I, zgjidhjet 10 – 20

Java përmes BlueJ - Kapitulli I

Ushtrimet janë të marra nga libri “Objects First with Java, a practical introduction using BlueJ” nga David Barnes, Michael Kölling, Edicioni i IV, viti 2009.

Ushtrimi 1.10.

Me inicimin e metodës draw tek klasa picture atëherë në platformë do të paraqitet figura e përpunuar në kod. Nëse iniciojmë metodën setBlackAndWhite atëherë të gjitha format marrin ngjyrën e zezë, kurse nëse iniciojmë metodën setColor secila formë merr ngjyrën e mëparshme.

Ushtrimi 1.11.

Klasa Picture shfrytëzon informacionet nga klasat tjera (pra krijohen ndërlidhje mes klasave – kjo në BlueJ shihet përmes vijave të cilat lidhin klasat).

Ushtrimi 1.13.

Tek metoda draw e klasës Picture në tek rreshti i 50 i kodit “yellow” (që në shqip d.m.th. e verdhë) duhet zëvendësuar me “red” (që në shqip d.m.th. e kuqe).

Ushtrimi 1.14.

Vendose edhe një diell tek fotoja. (këtë duhet të e realizoni në kod.)

Ushtrimi 1.15.

Tek metoda draw në klasën Picture shtoni kodin:
sun.slowMoveVertical(300);

Ushtrimi 1.16.

Shkruani një metodë të re dhe emëroni sipas dëshirës psh. perendimiIDiellit ose sunSet sidoqoftë. Metodës në brendi ia vendosni vetëm rreshtin e vendosur në ushtrimin e mëparshëm në metodën draw. Metoda do të dukej:
public void perendimiIDiellit()
{
sun.slowMoveVertical(300);
}

Nga metoda draw largojeni kodin e vendosur në ushtrimin e mëparshëm. Për të testuar ndryshimet kompiloni kodin pastaj krijoni një objekt dhe nga ky objekt inicioni metodën draw pasi që figura të jetë pikturuar atëherë inicioni metodën perendimiIDiellit.

Ushtrimi 1.17.

Hape projektin lab-classes. Në të ekziston klasa Student. E kompilo dhe inicio krijimin e një objekti. Për të krijuar një objekt do të duhet që në fillim të plotësoni dy fusha (fusha me emrin student1 mund gjithashtu të ndryshohet me emrin e studentit që më lehtë të identifikohen objektet).  Në anën e djathtë të fushave do të vëreni se lloji i fushave është String dhe mbajeni mend se fushat String gjithmonë duhet pasur përmbajtjen në thonjëza. Për shembull në krijimin e objektit tonë të parë do të përdornim :
"Skender Mustafu"
"X100303"

Ushtrimi 1.18.

Paraqitet emri i secilit student për secilin objekt të iniciuar.

Ushtrimi 1.19.

Pasi që të keni kompiluar dhe iniciuar klasë do të vëreni një fushë të zbrazët në të cilën duhet të vendosni një numër i cili paraqet numrin e studentëve në një laborator. Fusha është e llojit integer (int) për atë edhe nuk ka nevojë që numri të futet në thonjëza.

Unshtrimi 1.20.

Edhe pse ju keni krijuar p.sh. 4 objekte me emra studentësh dhe një objekt LabClass prapë se prapë numri i studentëve pas inicimit të metodës numberOfStudents do të jetë zero. Kjo ndodh pasi që ata studentë duhet regjistruar në atë klasë. Kjo mund të bëhet përmes metodës enrollStudent. Regjistrimin e studentëve mund të e bëni duke e iniciuar metodën enrollStudent dhe në fushën e zbrazët inicioni kursorin dhe me mi shtypni objektin e caktuar të studentit.

Po këto i keni lexuar?