Jeta e botës që ngushton frymarrjet njerëzore

1

Autor: Besnik Mustafi

O botë që dit e më shumë po zgjeron gjoksin dhe dëshirën për të arritur ty me duart e mia dhe kënaqësitë e jetës, por ama pa dashur më ngushton frymëmarrjen që i afrohet orë e çast mbarimit, sepse sa je e zgjeruar ti nga kërkesa dhe dëshira për jetë nga krijesat njerëzore po aq është i ngushtuar dhe i rrethuar shpirti im me largim e ikje nga ty.

O botë mashtruese ! Cilin sy po ma mbyll e më tërheq afër vetvetes së shkurt për të më gëlltitur pa mëshirshëm nën mëkatet e mëdha shkatërruese për tej përjetësisë?!

Çfarë bën ti për mua e un çfarë bëj për veten time, çfarë bëj për amshueshmërinë afatgjate e të pambarueshme të përjetësisë!
Nga cila anë shkoj pa dashur i mashtruar e vallë në cilën anë dua të arrij?! Un vdes për ty, e ti një ditë do të zhdukesh për mua, duke na i ndryshuar që të dyve gjendjen më i madhi Perëndi?!

O botë mjegulluese e mbushur me re të zeza e të dendura? Me çfarë dritash të mëdha të të ndjek ty ky njeri, e un përsëri drejtohem duke e humbur rrugën e vërtet, rrugën mashtruese të dynjasë shkatërruese drejt pafundësisë. Unë sikurse çdo i gabueshëm i pa mëshirshëm drejtuar vetës, kaloj kohën më të mirë pa bërë asgjë në dobi të gjithësisë, më të rëndësishme për krijuesin më të madh, Perëndinë!

O botë errësuese? Të shikoj e nuk të shohë, të prek e nuk të ndjej, të afrohem por nuk e kuptoj sa larg isha e aq afër më je për tët dhënë lamtumirën. O Botë e pasur sa hiqi i përjetësisë, përse ma mashtron syrin e ma vran shpirtin që e dëshiron më shumë pafundësinë.
O botë e frikshme, që me mendje të plotë nuk i tremb dot shumë sy të njerëzis. Frikësohem nga vetja e vetes duke respektuar për rreth meje çdo njeri, e harroj më te lartin suprem mbajtësin e gjithësis.

O botë më fal që të akuzoj për humbje ty, e un e dijë se i humbur brenda teje është mendje menduesi dhe medituesi i vetmi njeri. Ti je nën komandën dirigjuese të më të madhit të gjithësisë Perëndisë. E vërtetë gjithçka brenda teje ka afatin e caktuar sa ti e ke mandatuar, pa dyshim edhe ti oj botë që ke kaq miliarda vitesh ekzistencë do të zhdukesh, do të zhdukesh një ditë me urdhrin që zbret nga lart drejt teje…

E un, e un shtrij duart dhe lutem, lutem te o më i madhi i gjithësisë.
Të lutem o ndriçues i 7 kate qiejsh lartësisë.
Të lutem o mirëmbajtës e rregullues i komunikacionit planetar.
Më jep forcë në trup që të përballoj lodhjen fizike, më jep dije në mendje që të hulumtoj, të meditoj, të studijojë duke tët madhëruar ty, më jep dritë në sy qe të shoh të vërtetën errësuese të dynjasë lakmuese. Më jep… më jep urtësin e art mbi njeriun e dobët e të pa aft.
Të lutem, të lutem me gjithë fuqinë, të madhëroj vetëm ty o më i dashuri Allahu im, i imi dhe tër njerëzimit…

Komentet nga Facebook:

1 Koment

  1. ee shokuu shum fort Allahi te rujt e ta zgjeroft diapazonin e mendjes i hatashem je pershendetje

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *