Jezui, djali i Marisë: Njerëzit e Librit

Pas leximit dhe të kuptuarit se çka besojnë muslimanët rreth Jezuit, djalit të Marisë, ndoshta ka pyetje që vijnë në mendje, ose çështje që do sqarim. Ndoshta keni lexuar termin „Njerëzit e Librit” dhe nuk e keni pasur komplet të qartë se çka do të thotë kjo. Gjithashtu, duke studiuar literaturën në dispozicion rreth Jezuit mund të keni hasur emrin Isa dhe keni pyetur veten nëse Jezui dhe Isa janë personi i njëjtë. Nëse konsideroni të hetoni pakë më shumë ose ndoshta të lexoni Kur’anin, pikat në vijim do të jenë me interes.

Kush është Isa?
Eisa (Isa)
është Jezui. Ndoshta për shkak të dallimit në prononcim, shumë njerëz mund të mos jenë të vetëdijshëm se kur dëgjojnë një musliman flet mbi Isain, ai në të vërtetë flet mbi Profetin Jezu. Shqiptimi i Isa mund të ketë format si Isa, Esa, Essa dhe Eissa. Gjuha arabe është e shkruar në shkronja arabe, kështu çdo sistem gjuhësorë tenton të riprodhojë zërin fonetik. Pavarësisht shqiptimit, të gjithë nënkuptojnë Jezuin, të Dërguarin e Zotit.

Jezui dhe populli i tij flisnin aramisht, gjuhë nga familja semitike. E folur nga më shumë se 300 milion njerëz në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore  e në Bririn Afrikan ku përfshihet gjuha semitike krahas arabishtes dhe hebraishtes. Përdorimi i fjalës Eisa në fakt është përkthim i përafërt me fjalën aramike për fjalën Jezu–Eeshu. Në hebraishte kjo përkthehet në  Yeshua.

Përkthimi i emrit Jezu në gjuhët jo semitike i komplikon gjërat. Nuk kishte “J” në asnjë gjuhë deri në shekullin XIV<sup>1</sup>, kështu si pasojë, kur emir Jezu u përkthye në greqisht, u bë Iesous dhe latinisht Iesus<sup>2</sup>. Në vonë „I“ dhe „J“ u përdorën në shkëmbim dhe përfundimisht emri u përkthye në anglisht në Jesus (në shqip Jezu). “S” në fund të emrit është tregues i gjuhës greke ku të gjithë emrat e gjinisë mashkullore përfundojnë me “S”

aramaisht                                                         >>> Eeshu
arabisht                                                              >>> Eisa
hebraishte                                                        >>> Yeshua
greqisht                                                              >>> Iesous
latinisht                                                             >>> Iesus
anglisht                                                              >>> Jesus
shqip                                                                    >>> Jezu

Kush janë Njerëzit e Librit?
Kur Zoti u drejtohet Njerëzve të Librit, Ai u drejtohet kryesisht krishterëve dhe jehudëve. Në Kur’an, jehudët quhen Beni Izrailë, fjalë për fjalë “Fëmijët e Izraelit”, ose njohur si izraelitët.  Këto grupe të dalluara përcjellin, ose përcillnin, shpalljet e Zotit ashtu siç ishin shpallur në Tora dhe Inxhil. Gjithashtu mund të dëgjoni se si jehudët dhe të krishterët thirren si “ithtarët e librit”.

Mislimanët besojnë se librat hyjnorë të shpallur para Kur’anit ose janë humbur në antikitet ose janë ndryshuar dhe shkatërruar, por e dine se pasuesit e vërtetë të Moisiut dhe Jezuit ishin muslimanët të cilët adhuronin Një Zot me nënshtrim të vërtetë. Jezui, djali i Marisë, erdhi që të  vërtetojë fjalën e Moisiut dhe të udhëzojë Fëmijët e Izraelit prapa në rrugën e drejtë. Muslimanët e besojnë, jehudët (Fëmijët e Izraelit) e mohuan misionin dhe mesazhin e Jezuit dhe të krishterët gabimisht e ngritën atë në nivel të Zotit.

“O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë”. [Kur’an 5:77].

Tanimë në pjesët e kaluara kemi diskutuar se si Kur’ani merret gjerësisht me Profetin Jezu dhe nënën e tij Marinë. Megjithatë, Kur’ani gjithashtu përfshinë shumë vargje ku Zoti u flet drejtpërdrejtë Njerëzve të Librit, veçanërisht të cilët e quajnë veten të krishterë

Të krishterëve dhe jehudëve nuk u tha që të mos i kritikojnë muslimanët për asnjë arsye tjetër pos për besimin në Një Zot, por Zoti tërheq vërejtjen për faktin se të krishterët (ata të cilët ndjekin mësimet e Krishtit) dhe muslimanët kanë shumë gjëra të përbashkëta, duke përfshirë dashurinë dhe respektin e tyre për Jezuin dhe gjithë Profetët e tjerë.

“…Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët thanë: “Ne jemi nesara-krishterë”. Këtë ngase prej tyre ka dijetarë dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë. Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të Dërguarit, prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: “Zoti ynë , ne kemi besuar, pra regjistro ndër ata që që dëshmojnë.” [Kur’an 5:82-83]

Sikur që Jezui djali i Marisë, Profeti Muhamed erdhi të konfirmojë mesazhin e të gjithë profetëve para tijë. Ai i thirri njerëzit në adhurimin e Një Zoti. Misioni i tij, megjithatë, ishte që të dallohej nga Profetët tjerë (Noah, Abrahami, Moisiu, Jezui dhe të tjerët) në një aspekt. Profeti Muhamed erdhi për gjithë njerëzimin derisa Profetët para tij erdhën posaçërisht për popullin dhe kohën e tyre. Ardhja e Profetit Muhamed dhe shpallja e Kur’anit kompletoi religjionin i cili iu shpall Njerëzve të Librit.

Dhe Zoti it ha Profetit Muhamed në Kur’an dhe kërkoi nga që të thërras Njerëzit e Librit duke thënë: “Thuaju (o i dërguar): “‘O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri – tjetrin zotër pos All-llahut!”…” [Kur’an 3:64]

Profeti Muhamed u tha shokëve të tij, kështu edhe gjithë njerëzimit: “Unë jam me i afërti nga të gjithë profetët me djalin e Marisë dhe gjithë Profetët janë vëllezër dhe nuk ka asnjë mes meje dhe atij.”
Dhe gjithashtu: “Nëse një njeri beson në Jezuin dhe pastaj beson në mua, ai do të fitojë shpërblim të dyfisht. [Sahihu i Buhariut]

Islami është religjion i paqes, respektit dhe tolerancës dhe mban një qëndrim të drejtë dhe të mëshirshëm ndaj besimeve tjera, posaçërisht nda Njerëzve të Librit.

___________
Shkroi
: Aisha Stacey
Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi
Ajetet janë marrë nga Kur’ani i përkthyer nga: Sherif Ahmeti
Artikulli është marrë nga: IslamWay.com
Përgatitur për projektin: Breziiri.com

Po këto i keni lexuar?