Jusuf Islam (Ket Stivens): Si e pranova Islamin?

0

E gjitha që do të them është ajo që tanimë e dini, të konfirmoj atë që tanimë e dini, porosinë e të Dërguarit (Paqja qoftë mbi të) ashtu siç u dha nga Zoti – fenë e vërtetë. Si qenie njerëzore na u është dhënë vetëdije dhe detyrë që na ka vendosur në krye të krijimit.

Njeriu është krijuar për të qenë zëvendës i Zotit mbi Tokë dhe është me rëndësi të kuptojmë obligimin të shpëtojmë veten nga të gjitha iluzionet dhe të përgatitemi për jetën tjetër. Secili që humb këtë mundësi nuk do të ketë mundësi tjetër, të kthehet prapa përsëri, pasi që në Kur’anin e madhërishëm thuhet se kur njeriu do të sillet në llogari ai do të thotë: « O Zot, na kthe prapa dhe na jep edhe një mundësi », kurse Zoti do të thotë « Nëse ju kthej prapa, ju do të veproni njëjtë ».

Burimi: jrbenjamin.com
Burimi: jrbenjamin.com

E gjitha që do të them është ajo që tanimë e dini, të konfirmoj atë që tanimë e dini, porosinë e të Dërguarit (Paqja qoftë mbi të) ashtu siç u dha nga Zoti – fenë e vërtetë. Si qenie njerëzore na u është dhënë vetëdije dhe detyrë që na ka vendosur në krye të krijimit.

Njeriu është krijuar për të qenë zëvendës i Zotit mbi Tokë dhe është me rëndësi të kuptojmë obligimin të shpëtojmë veten nga të gjitha iluzionet dhe të përgatitemi për jetën tjetër. Secili që humb këtë mundësi nuk do të ketë mundësi tjetër, të kthehet prapa përsëri, pasi që në Kur’anin e madhërishëm thuhet se kur njeriu do të sillet në llogari ai do të thotë: « O Zot, na kthe prapa dhe na jep edhe një mundësi », kurse Zoti do të thotë « Nëse ju kthej prapa, ju do të veproni njëjtë ».

Edukimi im i hershëm
U solla në botën moderne të luksit dhe në jetën e lartë të shou-biznesit. Linda në shtëpi të krishtere, por ne e dimë se fëmija lind në natyrën e tij origjinale – janë prindërit e tij të cilët e shpien në njërën apo tjetrën fe. Mua mu dha kjo fe (krishterimi) dhe mendoja në këtë mënyrë. Mua mu kishte mësuar se Zoti ekziston, por se nuk ka kontakt direkt me Zotin, pra ne duhej të bënim kontakt me Atë përmes Jezusit – në fakt Ai ishte dera për tek Zoti. Pak a shumë kjo ishte e pranueshme nga unë, por këtë nuk e gëlltita të tërën.

Kam shikuar disa nga statujat e Jezusit, ato ishin vetëm buste pa jetë. Dhe kur thanë se Zoti është TRE, unë u ngatërrova edhe më shumë, por nuk mund të debatoja. Pak a shumë e besoja atë sepse duhej të kisha respekt për besimin e prindërve.

Pop-Star
Gradualisht unë u largova nga ky edukim fetar. Fillova të merrem me muzikë. Doja të bëhem yll i madh. Të gjitha këto gjëra i kisha parë në filma dhe mediet më kishin kapluar dhe ndoshta mendoja se kjo ishte Zoti im, synimi për të bërë para. Kisha një xhaxha i cili kishte një veturë të bukur. “Mirë”- thash, “ai e ka arritur këtë. Ai ka shumë para.” Njerëzit rreth meje ndikuan në mua që të mendoja se kjo është kjo, kjo botë ishte Zoti i tyre.

Atë herë vendosa se kjo ishte jeta për mua, të bëj shumë para, të kem ‘jetë të mire’. Tani shembujt e mi ishin pop-yjet. Fillova të shkruaj këngë, por thellë në meje kisha ndjenjë për humaniteti, ndjenjën se nëse do të bëhesha i pasur do t’i ndihmoja ata në nevojë. (Në Kur’an thuhet se ne bëjmë premtimet, por kur bëjmë diçka duam të përqendrohemi në të dhe bëhemi lakmitar.)

Pra, ndodhi që u bëra shumë i famshëm. Isha akoma i ri, fotoja dhe emri im gjendej në të gjitha mediet. Ata më bënë më të madh se sa jeta, pra doja të jetoja më i madh se sa jeta dhe mënyra e vetme për të arritur këtë ishte të dehesha (me alkoole dhe droga).

Në spital
Pas një viti sukses financiar dhe jete «të lartë», u sëmura shumë, kisha TB dhe u desh të shtrihesha në spital. Atëherë ishte koha kur fillova të mendoj: Çka do të ndodh me mua? Isha unë vetëm trup dhe synimi i jetës ishte të kënaqja këtë trup ? Unë kuptova se kjo fatkeqësi ishte një bekim që Allahu më dha mua, mundësi për të hapur sytë – « Pse jam këtu? Pse jam në shtrat?” – pastaj fillova të kërkoj disa nga përgjigjet. Në atë kohë kisha interesim të madh në misticizmin lindor. Fillova të lexoj dhe gjëja e parë mbi të cilën u vetëdijesova ishte vdekja dhe se shpirti vazhdon nuk ndalon. Ndjeva se mora rrugën e lumturisë dhe arritjeve të larta. Fillova të meditoj, madje u bëra edhe vegjetarian. Tani besoja në « fuqinë e paqes dhe lules” dhe kjo ishte tendencë e përgjithshme. Por, ajo që besoja në mënyrë të veçantë ishte se unë nuk isha vetëm trup. Ky vetëdijesim arriti në mua në spital.

Një ditë derisa po ecja dhe më zuri shiu, fillova të vrapoj të strehohem dhe kuptova, “Prit pak, trupi po më laget, trupi po më thotë se po lagem.” Kjo më bëri të mendoj të thosha se trupi është si gomar dhe duhet të trajnohet se ku duhet të shkojë. Përndryshe, gomari do të të çojë atje ku të dojë.

Pastaj kuptova se kisha vullnet, dhuratë nga Zoti: ndjek vullnetin e Zotit. Isha i fascinuar nga terminologjia e re që mësoja në religjionin lindor. Deri tani isha ngopur me krishterimin. Përsëri fillova të bëja muzikë, kësaj here fillova të pasqyroja mendimet e mia. Mbaj mend tekstin e një këngës sime. Shkon kështu: ”Sikur ta dija, sikur ta dija çka e bën parajsën, çka e bën ferrin. A do Të njoh në shtratin tim a në një qeli të pluhurosur gjersa të tjerët arrijnë hotelin e madh?” (origjinal anglisht: “I wish I knew, I wish I knew what makes the Heaven, what makes the Hell. Do I get to know You in my bed or some dusty cell while others reach the big hotel?”) dhe e dija se isha në rrugën e drejtë.

Gjithashtu shkrova dhe një këngë tjetër, “Rruga për të gjetur Zotin jashtë”. U bëra edhe më i famshëm në botën e muzikës. Me të vërtetë kisha kohë të vështirë sepse po bëhesha i pasur dhe i famshëm dhe në të njëjtën kohë sinqerisht kërkoja të Vërtetën. Atëherë arrita fazën kur vendosa se budizmi ishte i drejtë dhe fisnik, por nuk isha i gatshëm të e lija botën. Isha shumë i lidhur me botën dhe nuk isha i përgatitur të bëhesha murg dhe të izoloja veten nga shoqëria.

Provova Zen dhe Çing, numerologjinë, kartat taro dhe astrologjinë. Provova t’i kthehesha Biblës dhe nuk mund të gjeja asgjë. Në këtë kohë nuk dija asgjë mbi Islamin dhe atëherë atë që e shoh si mrekulli ndodhi. Vëllai im kishte vizituar xhaminë në Jerusalem dhe ishte impresionuar shumë nga ajo se në njërën anë pulsonte nga jeta (jo sikur kishat dhe sinagogat që ishin të zbrazëta), në anën tjetër mbizotëronte një atmosferë paqeje dhe qetësie.

Kur’ani
Kur u kthye në Londër solli një kopje Kur’ani të përkthyer të cilën ma dha mua. Ai nuk u bë musliman, por ndjeu diçka në këtë fe dhe mendoi se ndoshta dhe unë mund të gjejë diçka në të.

Dhe kur mora librin, udhëheqës që do të më sqaronte gjithçka – kush isha, cili ishte qëllimi i jetës, cili ishte realiteti dhe si do të jetë realiteti dhe nga kam ardhur – kuptova se ky ishte besimi i vërtetë, besim jo në kuptimin si e kupton Perëndimi atë, jo vetëm lloj për moshën e vjetër. Në Perëndim, kushdo që do të përqafojë një fe dhe të e bëjë atë rrugë të vetme të jetës konsiderohet fanatik. Nuk isha fanatik, fillimisht isha hutuar mes trupit dhe shpirtit. Pastaj kuptova se trupi dhe shpirti nuk janë larg dhe nuk duhet shkuar në male për të qenë religjioz. Duhet të përcjellim vullnetin e Zotit. Pastaj mund të ngrihemi më lart se engjëjt. Gjëja e parë që tani doja të bëja ishte të bëhesha musliman.

Kuptova se çdo gjë i takon Zotit, se Atë nuk e kaplon gjumi. Ai krijoi çdo gjë. Tani fillova të humbas krenarinë në mua, sepse deri tani mendoja se arsye përse ishte këtu ishte për shkak të madhështisë sime. Por, tani kuptova se unë nuk e kisha krijuar veten dhe i gjithë qëllimi që isha këtu ishte të merrja mësimin që ishte përsosur nga besimi që e njohim si Islam. Në këtë kohë fillova të zbuloj besimin tim. U ndjeva se isha musliman. Në leximin e Kur’anit kuptova se të gjithë të dërguarit e Zotit sollën porosinë e njëjtë. Pse atëherë ishin jehudët dhe të krishterët ndryshe? Tani e dija se si jehudët nuk e pranonin Jezusin si të dërguar dhe se kishin ndryshuar fjalën e tij. Edhe të krishterët keqkuptuan fjalën e Zotit dhe e quajtën Jezusin djalë të Zotit. Çdo gjë kishte aq shumë kuptim. Kjo është bukuria e Kur’anit, kërkon të të ndikojë dhe arsyetojë dhe jo të adhurosh Diellin ose Hënën, por Atë i Cili krijoi gjithçka. Kur’ani kërkon që njeriu të reflektojë mbi diellin dhe hënën dhe krijimi i Zotit është i përgjithshëm. E kuptoni sa ka dallim dielli nga hëna? Kanë largësi të ndryshme nga Toka, por na duken në madhësi të njëjtë neve, ndonjëherë na duket sikur përputhen.

Edhe kur shumë astronautë shkojnë në hapësirë shohin madhësinë e parëndësishme të Tokës dhe pafundësinë e hapësirës. Ata bëhen shumë religjiozë pasi kanë parë Shenjat e Allahut.

Pasi lexova Kur’anin më tej, fliste për lutjen, butësinë dhe bamirësinë. Akoma nuk isha musliman, por ndjeva se e vetmja përgjigje për mua ishte Kur’ani dhe se Zoti ma kishte dërguar mua dhe e mbaja fshehtas. Kur’ani gjithashtu flet | fillova të e kuptoja në një nivel tjetër, ku thotë: “Ata që besojnë nuk marrin jobesimtarët për miq dhe besimtarët janë vëllezër”, tani doja t’i takoja vëllezërit e mi muslimanë.

Konvertimi
Tani vendosa të udhëtoja për në Jerusalem (sikur kishte bërë vëllai). Në Jerusalem, shkova në xhami dhe u ula. Një njeri më pyeti se çfarë doja. I thash se isha musliman. Me pyeti se si quhesha. I thash “Stivens”. Ishte konfuz. Pastaj iu bashkëngjita namazit, megjithëse jo me aq sukses. Pas kthimit në Londër takova një motër të quajtur Nafisa. I tregova se doja të përqafoja Islamin dhe ajo më drejtoi tek “Xhamia e Re në Regent”. Ishte viti 1977, rreth një vit e gjysmë pasi kisha marr Kur’anin.

Tani kisha kuptuar se duhej shpëtuar nga krenaria ime, të shpëtoja nga Iblisi dhe të përballesha me një drejtim. Kështu që të Premten pas xhumasë shkova tek imami dhe shpalla besimin. Keni para jush dikë që kishte arritur famë dhe pasuri, por udhëzimi ishte diçka që më shpëtoi, pavarësisht sa shumë jam munduar derisa mu shfaq Kur’ani. Tani e kuptoj se mund të kem kontakt të drejtpërdrejtë me Zotin, jo sikur të krishterët ose fetë tjera. Sikur më tha një grua hinduse: “Ti nuk e kupton hinduizmin. Ne besojmë në një Zot, ne përdorim këto objekte (idhujt) vetëm për tu koncentruar.“ Ajo thoshte se për të arritur Zotin, duhet krijuar bashkëpunëtorë, që janë idhujt për qëllim. Islami largon të gjitha këto pengesa. E vetmja gjë që dallon besimtarët nga jobesimtarët është namazi. Ky është procesi i pastrimit.

Së fundi dua të them se çdo gjë që bëj është për kënaqësinë e Allahut dhe lutem që të fitoni frymëzim nga përvoja ime. Për më tepër, do të doja të theksoja se nuk kisha kontakt me asnjë musliman para se të përqafoja Islamin. Lexova Kur’anin dhe kuptova se asnjë njeri nuk është i përsosur.

Islami është i përkryer dhe nëse imitojmë sjelljet e të Dërguarit të Shenjtë (paqja qoftë mbi të) do të jemi të suksesshëm. Allahu na udhëzoftë që të ndjekim rrugën e popullit të Muhammedit (s.a.v.s.) Ashtu qoftë! (Amin!)


Përktheu nga anglishtja:
Skender Mustafi
Nëntor, 2009

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *