Autor: Skender Mustafi
Kompjuterizimi në re është një hap i suksesshëm në zhvillimin e përgjithshëm të internetit dhe modeleve të ndryshme të biznesit, përkundër pikave të diskutueshme që ka. Numri i madh i shërbimeve të tilla të ofruara në gjithë globin është një indikatorë që vërteton suksesin e kësaj teknologjie. Për më tepër në vazhdim do të paraqesim karakteristikat kyçe të cilat bëjnë këtë teknologji të suksesshme:
- Efikasiteti – i kësaj teknologjie është shumë më i madh se i asaj lokale meqë kompanitë investojnë në pajisjet më të reja teknologjike në mënyrë që shërbimin të bëjnë sa më efikas.
- Qaja e konsumatorëve – realizohet përmes veprimeve të thjeshta të cilat janë të mbështetura nga teknologji të sofistikuara të cilat mundësojnë realizimin e veprimeve në mënyrë të përnjëhershme duke mos ndjerë shfrytëzuesi se është duke vepruar me aplikacion në largësi.
- Mirëmbajtja – është shumë më e lehtë sepse aplikacionet e Kompjuterizimit në Re nuk duhet instaluar në mjetin e secilin shfrytëzues, por vetëm në teknologjinë e kompanisë gjë e cila lehtëson dukshëm mirëmbajtjen dhe përditësimin e saj.
- Shpenzimet – janë më të ulëta si për shfrytëzuesit e shërbimeve ashtu edhe për ofruesit e tyre në re. Shfrytëzuesit e shërbimeve përmes një investimi dukshëm më të ulët në marrjen e shërbimeve lirohen nga barra e teknologjisë dhe zhvillimet e saja dhe përqendrohen tek biznesi i tyre ose tek ideja bazë për të cilën u nevojitet kjo teknologji, kurse ofruesit e kësaj teknologjie ofrimin e saj kanë bazë të biznesit për atë dhe specializohen në bashkëveprimin me të dhe në zhvillimin e sajë gjë e cila mundëson rritjen e vlerave të diturisë dhe njëkohësisht uljen e shpenzimeve nga specializimi. Për konsumatorët uljen e shërbimeve e mundëson dukshëm blerja e shërbimeve sipas kërkesës, ku ata paguajnë për atë që shfrytëzojnë dhe asgjë më tepër. Në anën tjetër, uljen e shpenzimeve, gjithashtu, e mundëson edhe shfrytëzimi i shumëfishtë që nënkupton shfrytëzimin e të njëjtës teknologji, nga ana e shumë konsumatorëve, të ofruar nga një kompani, ku të njëjta shpenzime ndahen në shumë pjesëmarrës.
- Pavarësia e vendit nga shërbimi – është një karakteristikë që e bënë shumë tërheqës këtë teknologji meqë e bën shfrytëzuesin e saj të pa varur nga vendi dhe mjeti. Shfrytëzuesi mund të realizojë qasjen në shërbimet e ofruara nga cilido vend me cilindo mjet pa mos pasur asnjë pengesë si në qasje ashtu edhe në ushtrimin e veprimeve.
- Paraqitja virtuale – është veprim të cilin e realizojnë kompanitë ofruese të shërbimeve për të rritur efikasitetin e shërbimeve dhe në raste të veçanta edhe për të respektuar ligjet dhe rregulloret të cilat përcaktojnë kufijtë e të drejtave të të dhënave. Paraqitja virtual nënkupton shpërndarjen e serverëve dhe teknologjisë fizikisht në atë mënyrë që shërbimet dhe ngarkimi i serverëve të realizohet në mënyrë optimal.
- Siguria – është një element i rëndësishëm për të dhënat e konsumatorëve, e posaçërisht të atyre komercial. Ofruesit e kësaj lloj teknologjie janë të specializuar dhe shpesh here ofrojnë zgjedhje shumë më të sigurt nga ajo që do të arrinin konsumatorët nëse do të investonin në një zgjedhje të veten. Kuptohet që siguria ka edhe perspektiva tjera, por që në këtë rast në të gjitha elementet jam konceptuar të sjellë vetëm një perspektivë në pah.
- Karakteristikat tjera – sigurisht që ekzistojnë edhe karakteristika tjera të cilat e veçojnë këtë teknologji e që ne nuk i kemi marrë parasysh këtu e për të cilat mund të mësoni nga burime të shumta në internet.
Referencat
[1] Cloud Computing Advices, 5 Essential Features of Cloud Computing, http://cloudcomputingadvices.com/cloud-computing-features/