takimi me pritjen

pas shiut me erëra të forta doli rrezja e parë prita të e takoja fjalën që në ëndërr më shfaqej çdo mëngjes pas ndërrimit të parë të rrezeve vazhdova me pritje duke i përcjellë ndërrimet e rrezeve të humbura të diellit të flakëruar pritja në heshtje të frikshme nga frika për të folur me zë jetoja në shesh yjesh gjersa s’më përshkoi shpirtin një ndjenjë ndjenja se mund të më ikë dielli ndërrova vendin pak sa mos të më zë kobi në fjalët e botës dhe prapë vazhdova të pres…

lexo më tepër

takimi me diellin

me sytë e mëngjesit i shijova rrezet e para të jetës lakuriqe me të u zhvesha mbi gjelbërim më ledhatoi era lëkurën mbi të e shijova më mori në vete jetuam së bashku gjer në ditën e fundit dhe me frymën e vdekjes fjeta mbrëmë sa të ëmbla ishin kujtimet për takimin me diellin © Skender Mustafi

lexo më tepër

takimi me ditën

nga agu i njomë i mëngjesit u mundova të e thithi jetën mblodha force gjatë gjithë ditës së llahtarshme hapërimthi kalova një pjesë të kohës dhe në mbrëmje kuptova se kam edhe shumë për të thithur dhe i thash shpirtit duro kjo është dera e fundit duro jeto © Skender Mustafi

lexo më tepër

mendimi për ty

sa herë që i endi sytënë horizontin tim të eture takoj mendimin për tyqë  ma zbeh  shpirtin edhe ashtu të plogësht sa herë që mendoj për mendimin e parëvijnë të tjerë një pas njëdhe ashtu më alivanoset shpirtinë njomësinë e mendimit për ty mua më ruan të mos frikohemnë vetminë trishtuesenë mesnatën e errët mendimi për ty është lidhur me zemrën timenë kërkim të çdo mëngjesi © Skender Mustafi

lexo më tepër