Unë

Autor: Skender Mustafi do të pi deri sa të etem do të vdes deri sa të lindi do të vritem deri sa të ngjallem madje do të tretem mendimeve si jeta me të kaluarën e kohërave edhe do të bëhem liri e gjallë në çdo pjesë të botës si ajri po, po unë do të iki diku larg e do të kthehem dhe s’do t’më njihni por nuk do të ndryshoj do të jem ai që dua të jem që jam (22 maj 1995)

Lexo më shumë

Shushurimat e tëhuajit

Autor: Skender Mustafi Unë po rrija në qosh të hanit Sa më doli dritë e bardhë E ç‘po shndrisnin cuklat e janit Jo tek unë, por ku kam ardhë Këto fytyra e ky tren Seç po i ngjajnë ardhmërisë Por s’po më zinte vendi vend Në mungesë të dashurisë Unë po qaj e po përçyrrem Them se vendi po m’ngritë peshë Fjalë e gjeste fort po m’ndrydhin S’ka mbetur gojë pa më përqeshë Rend sa t‘duash e palë e palë Punës vrapin s’mund ja ndalë Kjo është shtylla e një…

Lexo më shumë

I madhi Kadare (poezi)

Autor: Skender Mustafi I madhi Kadare s’është lapsi që mban nderin t‘shkruaj një fjalë është koka që bën dritë në errësirë po edhe fjala s‘është që e bën njeriun t‘madh ajo është vepra e tij e bardhë, e dëlirë ti emër i madh i njeriut t’vogël sa shumë e deshe ti lirinë por sa erdhi ti e shpordhe dhe ike e le të qetë Shqipërinë ky i mjeri populli ynë që nuk deshi këtë kokë-njeri e sa mall ka ky për shqipërinë sikur t‘vinte xhaxhi njëherë e sa s’bashku do…

Lexo më shumë

“Ujku”, poezi nga Jorgo Papingji

“Ujku”, poezi nga Jorgo Papingji, e reciton Artisti i Popullit, Reshat Arbana.

Lexo më shumë

dyshim kohorë

pas shfaqjes së diellit para fytyre shfaqet edhe hija para fytyre si gjithmonë ngjitur për dysheme jete më e qartë se çdo të shfaqej prapa fillojnë neveritjet dhe e pyes ç’bën ti përpara e shfrenuar qeshin edhe merimangat nga pyetja e çuditshme pastaj për çudin time sorrat vishen si nuse në fund të ëndrrës në mesditë   © Skender Mustafi

Lexo më shumë

dita e thyer

në mëngjesin e hershëm të së quajturës ditëbardhë biskun e njomë të sapo thyer e mori era të e shpie diku në pafund të heshtjes në agimin e herët të së quajturës ditëbardhë ishin bisqe të njomë u thyen për të rënë në moçal për jetë gjithçka u thye për rreth atë natë bulëzoi një kopil   © Skender Mustafi

Lexo më shumë