Koha e lirë

Skender Mustafi

Shkruan: Skender Mustafi

Të kuptuarit e vlerës së madhe që ka koha e lirë, të përmendurit të kësaj ndaj të tjerëve, si dhe numërimi i punëve të mira që të tjerët realizojnë në kuadër të kohës sonë të lirë nuk nënkupton se ne kemi shlyer përgjegjësinë që kemi për të shfrytëzuar kohën e lirë.

E vetmja gjë e cila shlyen obligimin ndaj kohës së lirë është puna. Të folurit rreth veprave të mira të të tjerëve nuk është punë meqë veprat e tyre flasin vetë.

Ne duhet të punojmë dhe të mos merremi me iluzione përmes të cilave tentojmë të mashtrojmë veten dhe të tjerët, që kinse duke përmendur veprat dhe vlerat e të tjerëve jemi duke bërë punë.

Ata të cilët nuk gjenerojnë vlera të mira, qoftë për veten e tyre apo për të tjerët, edhe gjatë kohës së lirë janë parazit të asaj kohe. Përfundimisht, ne e dimë mirë se ne patjetër duhet urryer parazitët, andaj urreni parazitët.

Po këto i keni lexuar?