Kohës kur vazhdimisht thërrasin zërat

1

Autor: Besnik Mustafi

Gjatë kohës kur thërrisnin zërat e nuk po dëgjoheshin. Kur bërtitnin edhe ofshamat e njerëzve e nuk kuptoheshin. Atëherë qielli dëgjonte nga lart, se njerëzve të rënduar nga padrejtësitë, po u hyhet shumë në hakë… Sa e sa gjëra të pa përfunduara mbetën. Mbetën prapë të shkruara vetëm në letër. Vazhdimësi, e sikur herëve të tjera, por… Dalëngadalë edhe letrat nuk do të munden një ditë ti durojnë ata shkronja të vjetra. Që po e kërkonin radhazi shekujsh me radhë vetëm atë drejtësi qe e meritonin.

Pronarët e zërave që i shkruanin me vuajtje dhe sakrificë ata shkronja të arta, thërrisnin me zë vazhdimisht realizimin dhe përfundimin e të drejtave nga ata njerëz që merrnin mbi supet e tyre përgjegjësin…
E njerëzve që dhanë premtime të kota e mashtruese, u themi se çdo herë do të jen me trazim mbi tokë, ditën e vdekjes edhe nën tokë, sepse dhanë betimin para kombit të tyre për gjerat qe kaq vite nuk po munden t’ju dalin Zot, për interesa të dobëta të grupit të tyre që i kënaqë vetëm një motmot…

Sigurisht, nuk po themi se është aq e lehtë kur në ballë ke një armik të përbetuar…”se shqiptarëve nuk do t’u japim prapë të drejtë”…

E gjërat një ditë ndoshta do të rregullohen, por… ndoshta edhe vazhdimisht do të rrënohen, periudhat kalimtare nuk treguan dot favor të rezultateve… e nuk na është mbet tjetër në jetë, vetëm se t’i bëjmë në mënyrë vëllazërore njeri tjetrit apel, se neve këtu jemi DEM BABA DEM o njerëz, andaj TE BASHKOHEMI O BURRAT E DHEUT NJË HERË, E TE TREGOJMË FORCËN E BASHKIMIT PREJ NE TOKE E DERI NE QIELL, SE SHQIPTARET JANË KËTU, KËTU MU NË KËTË VEND E NUK DO TË IKIN NGA ATDHEU I TYRE MË AS EDHE NJËHERË…

Komentet nga Facebook:

1 Koment

  1. bravoo shokuu shum fort e paske shkru sakt qart me thellsi te mendjes dhe shpirtit bravoo vec te para Alahi te ndimoft ne rrugen e drejt pershndetje nga shoku Fers nga Austria..vec te paraa…

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *