kolona mbi kalldrëme

0

rrugëve mbi kalldrëme zhurmojnë hapat
gurët gjëmojnë mbi pjalm rëre

venë e vijnë mëkatarët
me këpucë të zeza
radhitur mbi rafte-barrë

njerëz luten
me fytyra përtokë kthyer andej figurave

njerëzit ecin
për skaj mureve përplot pasqyra
në duar kanë dorëza me vrima
i kanë në tokë eshtrat

dielli është në kupë të qiellit
makinat ecin
ecin dhe njerëzit andej pas lutjes

gurët gjëmojnë mbi pjalm të rëre
dhe kalldrëmi heshtë

njerëzit me zile në duar
veshur me të zeza
me këpucë të zeza
me arkivol mbi supe
mbi kalldrëme hapërojnë rëndë
ngadalë
qetë qetë thonë fjalë në vete

në rërë shkruhet epitafi
mbi të shtrihet rëndë kalldrëmi
dhe zhurma e sajë

mbi katrorët ecin mëkatarët
arkivoli rëndon mbi supe
me fytyrë përtokë  kthyer andej
pushon një trup

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakakuzat e ditës
Artikulli tjetërbulëza
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *