Konverto në PDF dhe përpuno PDF dokumentet

Acrobat Reader tanimë gjithnjë është duke u komplikuar duke vështirësuar instalimin dhe përdorimin. Nuk e di se çfarë po kodon në atë program Adobe megjithatë ajo që po bën ka ndikuar negativisht në efektivitetin e programit. Sidoqoftë, kjo nuk është ndonjë problem meqë Philip Chinery dhe Frank Heindörf nga kompania pdfforge GbR ofrojnë dy softuerë falas (shkarko duke shtypur mbi foto)

PDFCreator mundëson konvertimin e dokumenteve që mund të shtypen me printer në PDF pasi që ajo që programi bën, në fakt, është printimi. E vetmja gjë që duhet bërë është të hapni dokumentin psh Word ose Excel ose PowerPoint të kaloni tek “Print” dhe të përzgjidhni PDFCreator si shtypës dhe dokumentin e keni të gatshëm. Madje mund fotot nga një dosje  e caktuar të i konvertoni në PDF thjeshtë duke kaluar tek dosja e caktuar ku keni fotot dhe duke përzgjedhur fotot që dëshironi të i keni në PDF dokumentin dhe duke shtypur me të djathtë mbi fotot e përzgjedhura në listë gjendet “Print”. Me kaq keni dokumentin tuaj në pdf. Më pas këtë dokument mund të e përpunoni duke shtuar shënime ose duke komente për pjesët e caktuara psh duke shfrytëzuar FOXIT READER i cili ka shumë funksione praktike.

Pasi të keni konvertuar dokumentet në PDF ato shpesh duhet ndryshuar/përpunuar për nevoja të ndryshme. Madje shpesh nga literatura që kemi gjetur në internet ose që kemi pranuar nga profesorët, kolegët duam që të bashkojmë shumë gjëra. këtë e mundëson pdfarchitect.

pdfarchitect është i thjeshtë, i lehtë për përdorim dhe falas, si dy softuerët e mësipërm. Ky softuer mundëson rrotullimin e faqeve të PDF dokumenteve, grisjen e faqeve të caktuara, ri radhitjen e faqeve si dhe bashkimin e dy e më shumë dokumenteve në një dokument të vetëm. Mua më është nevojitur që moti një softuer i tillë për të grisur faqet dhe pjesët e faqeve të ligjëratave të pranuara në PDF paqi së kur mblidhja PDF dokumentet për një lëndë të caktuar studimore shumë faqe ishin referenca, hyrje dhe pjesë “të pa nevojshme” :) që dëshiroja të i grisja nga materiali të cilin doja të hidhja në letër për ta studiuar.

Shkarko PDFCreator

Shkarko Foxit Reader

Shkarko pdfarchitect

Po këto i keni lexuar?