Organizimi i dosjeve është një sfidë vërtetë e madhe. Ata të cilët kanë një kompjuter personal për një kohë të gjatë dhe merren me punime të ndryshme e kuptojnë për çka është fjala. 50% e dokumenteve gjenden diku ku nuk i duam. Disa dokumente janë më shumë se një herë në kompjuter. Disa dokumente kanë më shumë se një version nga të cilët një na duhet, por të tjerët nuk duam të i grisim.
Huuuh!!!!!
Nëse fillojmë të bëjmë një strukturë të re, duhet punuar me të vjetrën dhe duhet analizuar atë për të bërë të rejën. Kjo është metoda më e mirë e punës për të pasur gjithçka nën kontrollë.
Mënyra më e lehtë për të mos u ngatërruar dhe për t’i mos harruar dosjet e dokumentet është kopjimi i strukturës ekzistuese dhe ndërtimi i strukturës së re. Natyrisht, struktura ekzistuese nuk na duhet me të gjitha dokumentet, por vetëm dosjet.
Për të kopjuar strukturën ekzistuese të dosjeve kaloni në anën e majtë poshtë ekranit tek dritarja në Windows dhe klikoni me të djathtën. Në dritaren e cila do të hapet (si më poshtë), klikoni funksionin Windows PowerShell (Admin). Kjo, pasi vetëm si administrues I kompjuterit keni të drejtë ti kryeni të gjitha funksionet.
Pasi të keni klikual funksionin e mësipërm u hapet dritarja më poshtë.
Pasi të jetë hapur dritarja, kontrolloni nyjen e dokumenteve të cilin dëshironi të e kopjoni, psh: ‘D:\dokumente\2019’. Pastaj hapni një dosje të zbrazët, p.sh. \2020 edhe atë po në të njëjtën pjesë të diskuti, pra me link ‘D:\dokumente\2020’. Natyrisht që dosjet tuaja mund të jenë në vende tjera dhe me emra tjerë.
Pasitë keni realizuar hapat e mësipërm, atëherë shkruani ose kopjoni kodin e mëposhtëm në PowerShell.
XCOPY "D:\dokumente\2019" "D:\dokumente\2020" /T
Kodi i më sipërm do të thotë: Kopjo nën-dosjet nga D:\dokumente\2019 tek dosja D:\dokumente\2020.
Gjithashtu mund të e bëni edhe kopjimin e strukturës së dosjeve nga një server përmes VPN, shembull duke shkruar kodin si më poshtë:
XCOPY "\\192.168.1.1\dokumente" "D:\dokumente" /T
Pasi të keni iniciuar procesin, Windows do të realitojë kopjimin dhe në fund do të pranoni këtë porosi përmbyllëse:
PS C:\WINDOWS\system32>
Kjo do të thotë se ju mund të jepni urdhëra tjerë dhe se urdhëri paraprak është kryer me sukese sikur që kam bë unë si më poshtë:
Suksese!
Autor: Skender Mustafi
MSc. Business Information Systems
BSc. Business Administration