labirinti i mugullimit

është natë ulërimash
hëna përgjon
oqeanin
e kanë pushtuar yjet
e zjarri i ndjenjave
ka pushtuar qiellin e shpirtit
dhe heq valle

vallen e shoqëron tingulli i qetësisë
me pluhurin
shtrirë palë
në zemrën e kitarës plakë
ku fshihet lindja

e kaplon uria jevgun e zi të zhveshur
dhe humbet në terrin e jetës
duke pritur shiun e vonuar
t’ia shpërlaj shpirtin
mugullimi pas heshtjes

me dëshirën e fshehur në zemër
çdo të mbijë nga zemra e tij

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment