lymi i heshtjes

0

më kujtohet vetëm lymi
vetëm lymi i zi

fotografi vdekjeje
janë në mua

zgjuar duke ecur
duke ndenjur mendoj
për bregdetin e lodhur
mendoj për qerpikun e kalbur
mes thërrmijave të vuajtjes

një grusht lym mi mbyll sytë
që panë gjysmëjetën
dhe rri lymi sot sikur ngjitës
në gojën time
që deshi ta përqafoj britmën
e pasqyrës
në rrojtore stinësh

bubullima më kujton heshtjen
frikohem

prapë kujtimet
oh kujtimet e flakta
që rrëfehen në shpirt
i dëgjoj
dhe vetëm unë
vuaj
nga tharja e zhurmës

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli parapraknë hall të një miku
Artikulli tjetëraufs Leben
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *