Malli i djegur – poezi nga Shaban Cakolli

0

Autor: Shaban Cakolli

MALL I DJEGUR
Sa u plaka
sa u dogja
të zinjët e ullirit e hoqa
bicirk pas bicirku,Evropa
zemrën ma ndau copa

Kurbetçari me nevojë
punët më të rënda,i punoj
ndihem sikur nuk jetoj
sa vështirë frymoj

Nuk gjejë askund qetësi
rrugëve të panjohura
ua kam mëni
i fshehur,i strukur rri

Rri mbyllur,nuk endem sheshit
gjumin më brenë,ëndrra e mëngjesit
për Kodrën e trimave,në majë të Vranjefcit
Është më e bukura e Universit.

EMËR I MADH
Kosovë
emër i madh
emër i shejtë
një shekull e djegur
vjet për vjet
shtratin e shtruar
e kurrë pa fjetë
për të mbrojtur
gëzhojën e vet.

O vend i uruar
i ndarë nga fuqi e huaj
bota të pati lënë harruar
nën këmbë të huaja,pushtuar
qëndrove e ndeje zgjuar
për të gjetur vetvetën e kërkuar.
Të dogji zjarri,të ngriu acari
nën qëndresë shqiptari
të morën turku,sërbi e bullgari
por ty shqiptari,kurrë nuk të fali
se brez pas brezi e djalë pas djali
luftën pushtuesit kurrë nuk ja ndali
Mbas shekujsh, shëndriti një rreze mbi re
kur në Drenicë lindi një Skënderbe
Trima e trimëresha,mbështeteshin pas tij
dhe aleatët me superfuqi
Kosova ,pa pushtues,frymon në Liri.

TY VENDI IM
Me djem e bija
ndritë si shkëndija
malet me gëllinja
mollë e qershia
o vendi im
ti je shpëtim.

Fushat pjellore
plot me grurore
Rininë punëtore
për ty gëzim
o vendi im
ti je shpëtim

Dikur të mirat
ti morën stuhirat
na i hapën plagët
na mbërthyan në rrugë të largët
malli na rrëmbej
kur te ti të kthejmë
të rrojmë në ty për gëzim
o vendi im
ti je shpëtim.

JETON FRYMA E TIJË
(Poetit,Selman Konjusha)

Toka e mërgimit
të qonte peshë
dashuria e atdheut
në zemër të rrinte ndezë
U ktheve pranë themeleve
të shtëpisë
për të thithur nektarin
e lirisë
papritmas shpërtheu
një krismë
plumbi e flaka
të morën në shënjestër
flalën,të mos ta lënë vepër

Deshën të ta vrasin
veprën e fjalën
por jo, fjala e poetit
nuk vritet,as s´ndalet
Mallkuar qofshin zemërbrejtësit
kanë për të i bërë,varret vetit
sot vepra flet,me gjakun e poetit

Fryma jote,Selman
vjen e nuk ndalet
jeton sa malet
të e dijnë zullumqarët
kush na i vret,veprat dhe fjalët
kurrë s´do të falet……

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakTË GJITHA I KAM PËR TY
Artikulli tjetërMbi veprën me poezi “Tokë dardane” të autorit Shaban Cakolli
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *