Autor: Skender Mustafi
Makretingu celular mori hov të madh këtë vit, 2011, nën ndikim të madh të suksesit të kompanive të mëdha si Apple me iPhone, iPoad Touch e iPad dhe Google me Android. Për këtë analizë do të marrim parasysh dhe të dhënat e sjella nga eksperti i marketingut Michael Fleischner (2011) nga “The Marketing Blog” dhe Pavel Webb (2011) nga “TextMagic” të cilët bënë një analizë mbi rrjedhat e përdorimit të mesazheve në celularë dhe marketingut celular gjatë vitit që po mbarojmë.
Sot, kahmos që sheh, të gjitha moshat posedojnë një celular, si dhe celularët e “mençur” (Smart Phones) në një numër konsiderueshëm të madh gjenden edhe në duart e konsumatorëve të vendeve në zhvillim. Vendet e zhvilluara tanimë gjenden nën “sulmin” e celularëve të mençur si iPhone, Samsung, Nokia e të tjera. Marketingu celular këtë vit është rritur thuajse më shumë se cilido segment tjetër i marketingut. Ndikim të madh në rritje të tillë ka pasur zhvillimi i biznesit në tregun e celularëve me mbi 300,000 aplikacione të programuara dhe me mbi 29 miliardë shkarkime ky vit vërtetë i “hapi sytë” marketingut celularë duke arritur rreth 3.3 miliardë $ amerikanë fitime për kompanitë e përfshira në këtë biznes. Gjatë vitit u dërguan rreth 8 trilion SMS nga një treg me rreth 4 miliardë mjete elektronike. Në këtë mënyrë kompanitë duke u dërguar konsumatorëve SMS përkujtues, ose njoftime ose edhe kuponë zhvilluar një ndër mënyrat më efektive të marketingut celularë. Kështu, për shembull eMarketer njofton se shit-blerja përmes celularëve është rritur për 95% në SHBA. I njëjti burim gjithashtu bën publike interesat e konsumatorëve të cilat vizituan shitoret përmes celularëve:
– 46% kërkonin informacione mbi çmimet
– 36% kërkonin kupone ose zbritje çmimesh
– 28% kërkonin produkte të reja
– 13% blenë produkte
Pa dyshim që kompjuterët tabletë si iPad, Asus Eee Pad, Toshiba Thrive, Motorola XOOM, Acer ICONIA e të tjera ndikuan dukshëm në rritjen e interesit të konsumatorëve për të blerë përmes celularëve ose kompjuterëve tablet.
Udhëheqës i këtij biznesi është Google përmes një kombinimi mrekullueshëm ▄ celularë – aplikacione për celularë – sistem operativ për celularë – ueb platformë – ueb aplikacione ▄ . Për më tepër Google ka ndërmarrë iniciativë edhe drejt edukimit të konsumatorëve për nxitjen e marketingut celular përmes faqes HowToGoMo.com.
Unë personalisht nuk jam dashamir i flakët i celularëve kështu që nuk i frytëzoj më shumë se për thirrje, megjithatë kam blerë produkte përmes tabletë-ve dhe kam vrojtuar për lëvizje çmimesh, kuponë dhe produkte të reja përmes celularit.
Po ju?!
Referencat
– Webb, P. (2011), TextMagic: Mobile Marketing Company Since 2001, Së fundi vizituar më 28 Dhjetor, 2011, http://www.textmagic.com/app/pages/en/about
– Fleischner, M. (2011), Growth In Mobile Marketing, Së fundi vizituar më 28 Dhjetor, 2011, http://marketing-expert.blogspot.com/2011/12/growth-in-mobile-marketing.html