Marketingu: Qasje shkencore-islame (PDF falas)

Libri i marketingut

Marketingu është një fushë e cila na prek në të gjitha poret e jetës. Kudo jemi të rrethuar nga marketingu ynë ose i të tjerëve. Nëse lavdërojmë një produkt, një mësues, një ndërmarrje, një xhaxha, veturën e dajës do të thotë jemi duke bërë marketing. Sipas kësaj kuptojmë se jo vetëm që jemi gjithnjë në përcjellje të marketingut të të tjerëve, por edhe ne bëjmë marketing në pikëpamje dhe fusha të ndryshme. Ky marketing herë është i suksesshëm e herë jo.

Autor: Skender Mustafi

Pas gjithë këtij angazhimi me marketingun përballemi edhe dilema si:

  • Cili është marketingu i duhur?
  • Cili marketing është i përshtatshëm për produktin ose shërbimin tim?
  • A është e drejtë kjo që po bëj?
  • A përputhet me karakterin tim dhe me parimet e mia?
  • A përputhet me besimin tim?
  • A përputhet me besimin e tjetrit apo po e lëndoj në ndonjë formë?

Libri “Marketingu: Qasje shkencore-islame” trajton marketingun në nivel shkencorë, identifikon elementet e tij, vlerëson atë sipas parimeve islame, si dhe sugjeron zgjidhje për problemet moderne në marketing. Botimi i parë u bë në vitin 2018 pas një pune katër vjeçare dhe që sot (24. Janar 2021) do të mund të e shkarkoni falas si PDF.

Shkarko librin falas

Suksese!

Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?