Martesa e Aliut r.a. dhe Fatimes r.a.

Kur Aliu r.a. dhe Fatmija r.a. u martuan dhe para se të hynte në shtëpi natën e parë Pejgamberi a.s. i tha Aliut :
“Mos iu afro para se të hyj unë!”.

Thoshte Aliu r.a. thotë :
“Unë u ula në një anë të dhomës dhe ajo u ul në anën tjetër. Më pastaj, erdhi Pejgamberi a.s. e vendosi dorën time mbi dorën e Fatimes dhe filloi të bëjë një dua në të cilën thoshte:
“O Allah, Fatimja është pjesë imja! O Allah, Fatmija është e dashur për zemrën time! O Allah, Aliu është vëllai im dhe ai është shumë i dashur për mua! O Allah, jepu këtyre nga begatitë Tua dhe bashkoji me të mirë!”

Më pastaj, thotë Aliu r.a., më tha mua:
“O Ali, vendose dorën tënde në ballin e Fatimes dhe thuaj: “O Allah, unë të thërras për të mirën e saj dhe për të mirën që është krijuar për ne dhe kërkoj që të më mbrosh prej së keqes së saj dhe prej së keqes që është krijuar për ne!”

Më pastaj, m’u drejtua mua dhe më tha:
“O Ali, All-llahu ju dhëntë nga begatitë e Tij!” dhe u ngrit për të dalë, por para se të dilte u kthye kah ne dhe na tha: “Do të kishte qenë e udhës që ju të dy t’i kishit falë 2 rekate namaz!” dhe e mbylli derën. Kështu qe fillimi i martesës së tyre.

Po këto i keni lexuar?