Martesa me dije

Nxënësi i imam Samarkandiut, Ebubekir el-Kasani, i cili i kishte tërhequr vëmendjen shpesh me zellin dhe devotshmërinë e tij, një ditë kërkoi dorën e Fatimes, vazjës së hoxhës.

Përgjigjja e hoxhës ndaj kërkesës së nxënësit të tij të tërheq vëmendjen: “Duhet të jesh i përafërt në dije me vajzën time, nëse ke menduar të kërkosh dorën e saj dhe këtë unë nuk mund ta di…”

Kjo i erdhi rënd Kasanit, i cili, pa  u vonuar, pyeti:

“Zotëri, çfarë dëshironi të bëj për t’ju treguar nëse jam apo jo i denjë për vajzën tuaj?”

Përgjigjja e mësuesit ishte gati:

“Nëse bën shpjegimin e Tuhfetu-l-fukaha-së dhe arrin ta bësh edhe vajzën time, Fatimen, që ta pëlqejë këtë, atëherë unë do të  jem i detyruar të pranojë kërkesën tënde.”

Kësisoji, i riu, Kasani, u detyrua të mos njihte më ditë e natë dhe të punonte shumë për të hedhur në dritë veprën e njohur “Bedaiu-s-Sanaji”, një kopje e së cilës gjendet sot në bibliotekën e Sulejmanijes. Pasi imam Samarkandi vuri re kishte shpjegime të gjëra dhe me vlerë të veprës së vet, ia dorëzoi edhe të bijës, që ta vlerësonte edhe ajo. Edhe e bija e cila ishte një dijetare në fikh, e pëlqeu shumë veprën. Dhe në këtë mënyrë, nxënësi i ri fitoi të drejtën të martohej me vajzën e hoxhës, Fatimenë.

Po këto i keni lexuar?