mbrëmjet pa emër

sytë heshtin për mëri
me mendjen e akullt të vërshimit
dhe rrokullisen nëpër kohëra të fjetura
e heshtja hesht me gjithë mënd
oh ,ata më kanë mëri mua

kurse unë
që qajë
si neron i përgjumur, por i drejt vigan
i madh me lirë në dorë
sy hapur në ëndërr të kallur vetmie
me shpirt të gjallë
në mbrëmjet lavire të zhveshura
që mendimet
m’i bëjmë gërshetë
e gërshetat m’i lëshojnë në vija jete anonime

rri i ngujuar nga habia
kur bukuria na kalon parasysh
dhe verbimi na deh nëpër qoshe
të dashuruar në veten tonë

© Skender Mustafi
publikuar më 05. Janar 2010
ripublikuar më 29. Tetor 2019

Po këto i keni lexuar?