një lule për ty
e grepur me shtrydhje ndjenjash
pas natës
natë
dhe pas një nate tjetër
prapë natë
e zhveshur
fund e krye e zhveshur
kur u përshkua shpirti nga era
kaloi kohë e këngë
nga nata e parë belbëzuese
poleni i dhembjes
ka ndjenja hakmarrjeje
që flasin nga brenda
kurse përgjigja
vjen nga jashtë
përgjigje ndjenjash
dëgjohen britma nga jashtë
për netët pas natës së pa fund
që ngjizen sikur jeta
në retrospektivë
një lule
një këmishë në tokë
mbi to
një rreze hëne
mbi qerpik
© Skender Mustafi