mendimi për ty

0

Autor: Skender Mustafi

sa herë që i endi sytë
në horizontin tim të etur
e takoj mendimin për ty
që  ma zbeh  shpirtin edhe ashtu të plogësht

sa herë që mendoj për mendimin e parë
vijnë të tjerë një pas një
dhe ashtu më alivanoset shpirti
në njomësinë e mendimit për ty

mua më ruan të mos frikohem
në vetminë trishtuese
në mesnatën e errët

mendimi për ty

është lidhur me zemrën time
në kërkim të çdo mëngjesi

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakdështimi i ndjenjës për atë
Artikulli tjetërAnkandi si instrument i marketingut në internet
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *