Mërgimtarët shqiptarë në Vjenë të bashkuar për të mirën e kombit

0

Shkruan: Shaban Cakolli

 Nëse në këtë rruzull,ka popull që duhet të jetë krenar me historinë kombëtare,padyshim se krenaria u takon shqiptarëve. E themi këtë, nga se shqiptarët jeta dhe fati i ka përballur me shumë vështërsi, të cilat ua shklaktuan armiq të njëpasnjëshëm, të mbështetur nga  Fuqitë e Mëdha, të cilat padrejtësisht ua mundësuan pushtuesëve të shfrytëzonin vendin tonë dhe të na mohonin  lirinë dhe atdheun  tanë nëpër shekuj, duke na privuar nga çdo e drejtë elementare e jetës. Shqiptarët, pavarësisht nga pushtimet e egra të cilat ua bënë armiqët nëpër shekuj, kanë gjetur qëndresë të pashterrshme, asnjëherë nuk janë përulur para pushtuesëve, kanë përjetuar varfëri, dhunë, shtypje, përndjekëje, sakrifica të të gjitha llojeve, masakrime, por kanë qëndruar shkëmbinjë të pa lëkundur, gjithmonë  në rezistencë, me synim të pashterrshëm për lirinë kombëtare. Shumë popuj të cilët kanë përjetuar fatin si ne, nuk kanë mundur të gjejnë qëndrueshmëri për të iu përballur këtyre vërshimeve, si dhe dal-ngadal janë asimiluar dhe zhdukur tërësisht. Populli shqiptarë nga gjiri i vet ka nxjerrur figura të ndritshme nëpër historinë kombëtare, kapedan, njerëz të pushkës e penës, të cilët me veprat e veta i kanë bërë emër të madh kombit, e vetës së tyre krenarinë që ishin shqiptarë. Këto figura të ndritshme, jo vetëm që kanë lënë vepër e nam në trojet shqiptare, por edhe nëpër shumë vende të botës, të cilët  bota do të donte që këto figura të ndritshme të i kishte të gjirit të vet, si ishin: Gjergj Kastrioti, Aleksander  Moisiu, Nënë Tereza, e të tjerë, të cilët bota i prezantonte si njerëz të origjinës së vet, por ata ballëhapur e krenarë u thonin  jo, ne veprojmë në veprojmë në vendet tuaja, por jemi shqiptarë. Edhe viteve të 90-ta, pushtuesi sërbo sllav, volli dhunë të hekurt mbi popullin shqiptarë të Kosovës, mbi një popull të pafajshëm e liridashës, i cili jetonte në trojet e veta shekullore, por pushtuesi lakmitar sllav  donte të e bënte zap,shtonte mbi ta maltretime,burgosje,vrasje, dhe përndjekje në masë nga trojet e tyre.Njerëzit e privuar me dhunë nga vendlindjet e tyre,u detyruan të kërkojnë strehë nëpër vendet e ndryshme të Europës dhe botës.

Shqiptarët e përndjekur me dhunë nga trojet e tyre,të shkapërderdhur nëpër Europë dhe botë,u përballen me vështërsi të njëpasnjëshme nëpër vendet e huaja,me një gjuhë e kulturë të huaj,me punët më të rënda dhe pagat më minimale,punë të cilat si bënin të tjerët, kurse ata shkrinë muskujt dhe rininë e tyre,për Kosovën,kombin,shkollën,familjet,të varfërit,por  gjetën kohë të bashkohen rreth organizimit ,vetdijësimit kombëtarë,internacionalizimit të çështjes kombëtare,para popujve ku ishin strehuar.Shqiptarët kudo që u strehuan në diasporë,punuan të hapin shkolla në gjuhën shqipe,nxjerrëjen e gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe,,mbrojtëjen dhe pasurimin e gjuhës,kulturës,traditave kombëtare,ata u organizuan,hapen  klube,,lidhje e grupime të ndryshme,për të u organizuar në baza kombëtare.

Nëpër këto shoqata e klube,shqiptarët organizoheshin të ndihmonin gjitha interesat kombëtare dhe shkrinë edhe atomin e fundit të energjisë së tyre,vetëm të ndihmonin çlirimin e atdheut nga pushtuesi.Këto forma organizimi,shqiptarët po i bëjnë edhe sot me shumë pedantëri. Ndër shqiptarët aktiv,të cilët përkohësisht janë të përqëndruar me banim në Austri,nga maji i vitit 2011,nisën pregatitëjet e tyre për themelimin e ndonjë Qendre,e cila do të i bashkonte shqiptarët atje,fillimisht për të mbrojtur dhe pasuruar gjuhë,kulturë,art dhe traditë shqiptare, për të mbrojtur të rinjët nga asimilimi,si dhe integrimin më të lehtë dhe më efikas ,të etnitetit tonë në shoqërinë dhe shtetin austriak,ku ata jetojnë.Njerëz të mençur e veprimtarë, u desh të derdhin  mund,kohë e shkëmbime mendimesh,se çka do të themelojnë:ndonjë grup letrarë, ndonjë Qendër kulturore,apo ndonjë  lidhje tjetër organizimi.Nismëtarët intelektual dhe aktiv,në konsultime të njëpas njëshme,erdhën në përfundim të formojë një Shoqatë Kulturore Shqiptare(SHKSH),me  Seli në Vjenë,të cilën e emërtuan:Shoqata Kulturore Shqiptare”Aleksandër Moisiu”,të cilën edhe e regjistruan tek organet shtetërore austriake.Nismëtar të kësaj nisme kaq të rëndësishme e të nevojshme,ishin veprimtarët e shquar intelektual:Anton Marku,Besim Xhelili,Hazir  Mehmeti dhe Amir  Jonuzaj.Themelimi i Qendrës ndodhi me 14 janar 2012,ku edhe u bë promovimi i kësaj QKSH,,u zgjodh kryesia e kompletuar,tuboi antarësimin dhe shënoi një program të pasur kulturoro-artistik.Themelimi i kësaj shoqate,jo vetëm që ka rëndësi për shqiptarët tanë atje,por ka një rëndësi edhe për austriakët,nga se aty po vepron një shoqatë shqiptare  e emërtuar me emrin e Aleksandër Moisiut,artistit të madh shqiptarë me famë botërore,i cili një pjesë të jetës së tij e jetoi në Austri.ShKSh”A.Moisiu”,brenda kësaj kohe bëri një punë të madhe,veq kësaj ajo hapi porta bashkëpunimi me shoqata,klube,lidhje dhe grupime të ndryshme, shqiptare,austriake,jo vetëm të atyre që veprojnë në Austri,por  edhe me qendra tjera kudo ku veprojnë shqiptarët,la porta të hapura bashkëpunimi dhe i ftoi ata për bashkëpunim.Deri më tani Shoqata  Kulturore  Shqiptare”Aleksandër Moisiu” në Vjenë,ka nënshkruar memorandiume bashkëpunimi me  Shoqërinë e Akademikëve Shqiptarë në Gjermani,me Lidhjen e Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH) si dhe me Lëvizjen e  Gruas  Shqiptare,në Linz.Bashkëpunimi ka qenë i frytshëm në mes palëve dhe puna e tyre po shkon për çdo lavdatë.

Duke nxjerrë persona të edukuar dhe adekuatë, kemi një zë më të fortë dhe prezanim më pozitiv për veten tonë para botës.

Aleksandër Moisiu
Aleksandër Moisiu

Kur kujton paraardhësit e denjë shqiptar, Ilirët me kulturën dhe traditën e tyre, e cila ruhet edhe sot në të gjitha trojet shqiptare. Në aspektin artistik-kulturor shqiptarët e diasporës kanë arritur majat në secilën fushë/zhanër të artit që ia futur nëpër krijimtarinë e këtyre veprimtarëve të çmuar.

Aleksandër Moisiu ose Alexander, Alessandro – Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste dhe vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë, ishte aktor austriak me origjinë shqiptare.

Moisiu tek “Zgjim pranvere” të Frank Wedekind, 1906

Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”. Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë. Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Varri në Morcote

Ai vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër. Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e pergjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.

Veq aktiviteteve  të njëpasnjëshme SHKSH”A.Moisiu” në Vjenë,në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptarë,botoi librin e parë të titulluar ILLYRICUM,ku përfshihen krijues shqiptarë që jetojnë në Austri, në lëmi të ndryshme si: poezi,prozë,,tregim,studim,piktura,skulptura,etj….

Ky libër historiko-letrarë,më ka rënë në dorë javën e kaluar më 23 mars,në orën letrare të Pavarësisë,në Koblenz të Gjermanisë,të cilën çdo vit e organizon Lidhja e  Shkrimtarëve Artistëve dhe  Krijuesve  Shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH).Duke rrespektuar bashkëpunimet me LSHAKSH, Shoqata  Kulturore Shqiptare”Aleksandër  Moisiu” nga  Vjena,aty patëm rastin të njiheshim me miq,veprimtarë e intelektual,si:Anton Marku,Dan Kosumi,Besim Xhelili,etj…Ata,jo vetëm që na bënë nderë,me pjesëmarrëjen dhe kontributin e tyre në orën Letrare të Pavarësisë,por na bënë nderë edhe me ofrimin e këtij libri të çmuarILLYRICUM,për të cilin u jemi mirënjohës,si dhe duke e lexuar,nuk munda të qëndroj duarkryq,pa shkruar pak rreshta për te.Padyshim,këtë libër e kanë mirëpritur edhe ambasadori i  Shqipërisë D.r.Vili Minaroli,ambasadori i Kosovës në Austri Dr.Sabri Kiçmari.Që të dy ambasadorët kanë shprehur gëzimin e tyre për këtë libër dhe kanë dhënë nga një vështrim të shkurtër për te.Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Austri,sikur kanë pasur fatin e tyre,nga se një ambasador si është Sabri Kiçmari,do të i përfaqësoj ata në mënyrën më të dinjitetshme,çka është shumë e rëndësishme për mërgimtarët.Dr.Sabri Kiçmari,ky intelektual e veprimtarë i shquar i çështjes kombëtare,ka shkri nga vetja iliricumçdo ind,për atdheun dhe kombin.Ai është gjindur kudo ku ka qenë nevoja për atdheun dhe kombin.Sabri Kiçmarin e njoha në Gjermani,jetonim dhe vepronim  në të njejtin qytet gjerman.E kujtoj si sot,atë mik të madh e të çmuar,atë veprimtarë pedant e të paepur,zëdhënës i çështjes kombëtare në Gjermani,i cili diti aq mirë të organizoi shqiptarët e mërguar rreth çështjes kombëtare,i cili aq bukur dhe drejt e senzibilizoj çështjen kombëtare shqiptare tek gjermanët.Habitesha si ky njeri kishte aq forcë,energji,vendosmëri,punonte në senzibilizimin e çështjes kombëtare,organizonte shqiptarët e mërguar,punonte,studjonte,mirrej me gazetari,shkruante libra,por edhe gjente kohë të kontribonte në një shoqatë sikur kjo e juaja Shoqata Kulturore Shqiptare”Aleksandër Moisiu” në Gladbeck të Gjermanisë e cila për dhjetë vite ishte shumë aktive.Të përfaqësoj mërgimtarët një njeri si Dr.Sabri Kiçmari,i cili me vullnet,qëndrushmëri,me pushkë e penë,mbrojti interesat kombëtare,është fat dhe krenari.Nik ka  kohë që nuk më kujtohet ky veprimtarë i madh i kombit dhe nuk e fsheh se kam mall për një shtrëngim duarsh dhe përqafim me te.I njejtë është edhe zavendes konsuli i tij i akredituar në Vjenë,Mr.Isa  Kosumi.Gjërat që i them i them me bindje të plotë, i them ato që i njoh:Isa  Kosumi rrjedh nga një familje e çmuar atdhetare,e përndjekur,burgosur e persekutuar nëpër dekadat e regjimit sllav.Isa Kosumin e njoha kur ishte fëmijë,jetonim në një lagje,ai u burrërua në fëmijëri,ishte i mençur,i urtër me qëndrime burrërore.Me vite kishim diferencë,unë isha më i vjetër për tri vjet se ai,por kam kaluar një kohë të gjatë me te,kam zbuluar  në rini burrërinë,vendosmërinë,qëndrushmërinë dhe shumë vyrtyte të tjera.Ideolog,atdhetar e veprimtar i shquar i çështjes kombëtare,intelegjent,promotorë i shumë aktiviteteve në çështjen e gjuhës,kulturës dhe traditës shqiptare,magjistër i shkencave ekonomike,njeri me të cilin krenohem vet unë,Dardana dhe mbarë viset tona.

Të kthehemi sërish te libri ILLYRICUM;libër ky shumë i pregaditur,i dëshiruar për çdo lexues,libër i kompletuar, në të cilën njohim veprimtarë,poet,prozator.artist,,gazetar,publicist,mësues,piktor e skulptor,me një fjalë emra të mëdhenj dhe vlera kombëtare.Libri është i ndarë në tri kaptina:Në Kaptinën e parë kemiAutobiografi të veprimtarëve të kombit e kulturës,si:Besim Xhelili,Anton Marku,Hazir Mehmeti, Amir Jonuzaj,Gazmend  Freitag,Dan Kosumi,Ragip Dragusha,Edona  Ramadani,Zef Ndrecaj,Zaim Toska,Destan Gashi,Driton  Smakaj,Majlinda  Zeneli-Salihaj, Isa Kosumi,Ramiz Selimi,Prekë Brahimi,Halit Ramadani dhe Izri Rexha.Të gjithë këta emra për lexuesit tanë janë të njohur,veprimtarë e njerëz të kulturave.Kjo për ne është një krenari,Vjena po i bashkon shqiptarët,në fakt jo  Vjena,por shqiptarët në Vjenë,po bashkohen për të mirën e kombit,pa dallime në bindjet fetare,politike,ideore,krahinore apo dialektore,shqiptarë të të gjitha viseve,po i bashkon puna e tyre kombëtare,arti,poezia,proza,piktura,,skulptura,mew një fjalë gjithçka shqiptare.KAPITULLI II(KRIJIME),ku lexuesit tanë mund të kënaqen me prozë,poezi,tregime, piktura e skulptura,me një fjalë vlera të çmuara arti.Lexuesi ynë mund të zë vlera moderne arti,me emocione të fuqishme,për ngjarje të mëdha për të cilat është sakrifikuar,ngjarje që kanë ndryshuar fatin e kombit.Megjithatë këto vlera të shkruara në mërgim kanë ngarkesën e tyre emocionale, kanë peshën e mallit,dashurinë për atdhe,njerëz të tyre,shkollën,lirinë,flamurin,kanë tema kurbeti,me një fjalë kudo hasesh në këto tema,por që janë trajtuar aq bukur artistikisht.Pra që nga fillimi i  poezisë të parë,kudo në poezi,prozë,tregim,gjenë tema malli,dashuri për atdheun,kombin, simbolet,etj.Që në poezinë e parë të Besim Xhelilit”DALLËNDYSHET E MIA”, ndihet pesha e mallit,kur poeti shprehet:Dallëndyshe që fluturoni/Rrugëve ku kam ecur përditë,/Mua a më kërkoni,/Mua  a jeni duke më pritë?Më tej të njejtat dhimbje e pesha i gjejmë te Anton Marku,në poezinë PA ADRESË,ku poeti  shprehet:Dhembja ime mbeti atje/Ku gurët i rrokulliste era,duke veneruar më tej dalim te ky krijues,mësues e publicist,të cilin nëpër shtypin tonë e ndjekim me vemendje dhe na njeh me gjëra interesante z.Hazir  Mehmeti,i cili trajton temën; VJENA,VENDQËNDRIM E VEPRIM I HASAN Prishtinës,edhe këtu gjenë si motiv dhimbjen,sakrificën,qëndresën dhe krenarinë kombëtare,për të kaluar më pas në përzgjedhjen e një poezie nga Amir  Jonuzaj;DY MOLLA TË KUQE,e cila sapo të lexohet  strofi i parë,nuk do koment për asnjë lexues, nga se poeti shprehet çiltër:Dy molla të kuqe/ që shpirtin më thanë/njëra është në këtë anë/tjetra në t´jetrën anë.Të shkruash dhe të analizosh punimet krijuese të çdo krijuesi këtu,nuk arrihet me një shkrim gazetaresk,por është një muzë e çmuar,të cilën lexuesi i vemendshëm do e analizoj e vlerësoj ngadal dhe qetë,ashtu si u vlerësua poezia “ÇLIRIMTARËT”,e  Dan Kosumit,e cila në orën letrare të Pavarësisë në Koblenz,mori çmimin e dytë.Do mbeteshim borgj si mos të përmendim poezitë e bukura të z.Ragip Dragusha,,Isa  Kosumit,Edona Ramadanit,Majlinda  Zejnelit punime të Ramiz Selimit,i cili ka një eksperiencë në shkrime dhe jo rrallë na njofton për aktivitetet tuaja,të gjitha punimet e çdo autori në këtë libër,që nuk po mund mes natyrës së këtij shkrimi të i zbërthej në nga një,këndojnë,vargërojnë,rreshtojnë,pikturojnë,ngrisin figura të ndritshme, si motiv të veshur me art  letrarë kanë atdhedashurinë,mallin dhe krenarinë,si të tilla me vlera të çmuara,autorët i japin vulën letrare të një libri të mirë.

Libri përmbyllet me kaptinën e tretë”SHTOJCË” që nis me një ftesë nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, veprimtarëve të kësaj shoqate,Një kafe me Bacë Adem Demaqin,Vizita e shkrimtarit  Arif Demolli në Vjenë,si dhe përfundon me disa foto mjaft domethënëse të organizimeve të mërgimtarëve tanë rrethuar rreth kësaj  Shoqate.Mund të themi se këta veprimtarë me zgjuarsi i kanë hyrë punës dhe kanë sjellur një libër të mirë para lexuesëve.Ne i përgëzojmë,u dëshirojmë edhe shumë libra tjerë si dhe aktivitete të frytshme e të njëpas njëshme ,nëShoqatën Kulturore Shqiptare”Aleksandër Moisiu” në Vjenë.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPërtej kodrës së diplomës
Artikulli tjetërPopulli im
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *