Merxhan Avdyli – poet, shkrimtar, e publicist

0

Shkruan: Shaban Cakolli

Merxhan Avdyli
Merxhan Avdyli

Merxhan Avdyli, ka lindur më 7 janar 1961 në Sadovinë të Jerlive të Vitisë. Ka kryer studimet per Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Ka bashkëpunuar me një numër të madh gazetash e revistash, në të cilat i janë botuar shkrimet e shumta letrare, eseistike, publicistike, gazetareske. Gjatë viteve 1991-1993 ka qenë bashkëpunëtor i revistave “Fjala” dhe “Zëri”. Ka qenë redaktor (redaksia në Kosovë) i revistës i “Zëri i Kosovës” që dilte në Zvicër (1993-1997) dhe redaktor i dyjavores “Bashkimi sindikal” (1997-1998).

Pas luftës ka qenë redaktor në radion “Kosova e lirë” (1999-2000); redaktor i javores “Zëri i Kosovës” (2000); kryeredaktor i revistës “Ardhmëria” (2001); redaktor përgjegjës i të përditshmes “24 orë” (2002). Nga marsi i vitit 2002 deri në dhjetor të vitit 2004, ka punuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në postin e këshilltarit të lartë politik. Nga dhjetori i vitit 2004 deri më 9 janar 2008 ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Kosovës.

Gjatë viteve të studimeve deri në burgosje (18 prill 1981) ka qenë aktiv në lëvizjen studentore, që ishte bartëse e ngjarjeve vitit 1981. Pas daljes nga burgu (29 nëntor 1999) është aktivizuar në politikë. Merret aktivisht me letërsi. Shkruar poezi, prozë, kritika letrare, ese etj. Shkrimet e para letrare, poezi, i ka botuar nga fundi i viteve te shtatëdhjeta në javoren “Zëri i rinisë“ dhe në gazetën studentore “Bota e re“. Ka bashkëpunuar me një varg gazetash dhe revistash, te ke të cilat ka botuar poezi, tregime, recensione, pastaj ese, artikuj të ndryshëm gazetaresk, reportazhe, fejtone e shkrime të tjera publicistike.

Deri tash ka botuar këto libra:

  •  Libri i lirisë (poezi, bashkautor), “Zëri”, Prishtinë, 1991.
  • Fati i flijuar (poezi), “Fjala”, Prishtinë, 1994.
  • Shpërfillësi i madh (poezi), “Brezi 81”, Prishtinë, 2004.
  • Letra nga burgu – Libri i censuruar (epistolografi, bashkautor), “Brezi 81”, Prishtinë, 2004.
  • Sprova zbuluese të poetikës, (kritikë letrare), “Brezi 81”, Prishtinë, 2005.
  • Studime për Agolin në Kosovë (përmbledhje studimesh nga autorët kosovarë për veprën e Agollit), Argeta LMG, Tiranë, 2006.
  • Fat i pakryer (poezi), Argeta LMG, Tiranë, 2006.

 

FUQIA E UJIT TË LUMIT
Rrjedhë përjetshëm
Nga bregu i lashtësisë
I pastër nis udhën e gjatë
Drejt fushës së jetës
Gurët e moçëm sa koha
Vrullin s’mund t’ia ndalin
Ai shkon krenar dhe fuqishëm
Drejt prehrit të detit

 

Njerëzit e këqij të Kosovës
Kush thotë se Kosova ka njerëz të këqij
Mëkati do t’u varet atyre tërë jetën në qafë
Ka pasur dikur në kohë robërie
Kur nuk kishim mundësi t’i dallonim mirë
Kur ideali na mësonte t’i urrenim armiqtë
Sot të gjithë janë njerëz të ndershëm e të mirëëëëë

MOS RRI ATY
Mos rri aty
Ku nuk mund të hyjë
Drita e mirë e jetës
As mos u lodh kot
Të shkosh ecejakeve
Të shkelura egërsisht
Nga garda e paranjeriut
Merri dhe futi në xhepa
Kokrrat ende të njoma
Të idealit tënd të dikurshëm
Se fushë e pafund
Do të bëhet jeta jote
ku pa mëshirë

 

kur jemi bashkë
Sa i madh ky det e dashur
Në këtë natë të freskët
Shqetësim të ri më sjell
Erë e mirë në ty e në mua
Shpresat po m’i mbjell.
Mos i lë buzët të të thahen
Në këtë natë me hënë
E dashura ime përhershmëri
Pranë këtij deti të trazuarë

 

Deti i dashurisë
Ky ujë i mirë i jetës
Me valët e tij të trazuara
Nëpër shpirtin tim po rrjedh
E në buzët e tua gjithë ajo etje
Në sytë e mi gjithë ajo dëshirë
Sa të njëjtë jemi e dashur
Se gjithnjë pranë të kam
Por përherë nga një risi
E zbuloj tek ti

 

 Një mal i mjerimit
Mos e shëtit
Mençurinë tënde
Fushave të blerta
Të njerëzimit
Se nga mendja
E jote e marrë
Vetëm sa po rritet
Një mal i mjerimit

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *