molltari

0

mblodha lulet e jetës
në mëngjesin e ftohtë
dhe
i plogësht
u ngrita nga (z)varri në këmbë

eca
pa e ditur ku më shpie dita

bëra gjumë qetas
pa menduar ku më shtrin nata

sa i hutuar që jam tash
që e di sa qetë që rrjedhin ditët

tani që kam mbjell mollën
do t’i lë ditët të e bëjnë të veten

unë
dua ta ujis mollën
për të dalluar jetën nga vdekja

për t’i lagur buzët me lëng molle
buzë jetës

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakNano-nano djalënë
Artikulli tjetërTop 20 faqe për të shkarkuar fonte (lloje shkronjash)
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *