Ndikimi i biznesit në zhvillimin e Internetit dhe përmbajtjes së tij

0

Autor: Skender Mustafi

Parimisht, shtytësit kryesorë për zhvillimin e teknologjive të internetit dhe të përmbajtjes së tij, duke përfshirë këtu si përmbajtjen në kontribute ashtu edhe atë në zhvillimin e programeve dhe platformave të ndryshme, janë bizneset. Kompanitë e ndryshme botërore investojnë miliona nga kapitali i tyre në zhvillimin, në njërën anë të teknologjive të reja siç janë teknologjitë e reja të rrjetit, kompjuterët, lexues të ndryshëm (p.sh. lexues lajmesh, lexues librash, e të tjerë), celularë të mençur e të tjerë, dhe në anën tjetër investojnë në përmirësimin dhe pasurimin e përmbajtjes së Internetit.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çerekun e tretë të vitit 2010 janë investuar rreth 5.4 miliardë Dollar Amerikan në realizimin e 715 marrëveshjeve të biznesit, ku 233 marrëveshje bulonin 1.235 miliardë Dollar Amerikan të cilat ishin investime që kishin të bënin zhvillimet në Internet (Malik, 2010). Investimet u realizuan nga kompani të cilat zhvillonin projektet të biznesit elektronik si zgjedhje për konsumatorë të biznesit dhe privat, si dhe nga kompani të cilat ofrojnë programe, platforma dhe shërbime në Internet. Kështu, fushat më atraktive të Internetit të cilat kanë tërhequr më shumë investime në katër tremujorësh –  nga çereku i dytë i vitit 2009 deri në çerekun e parë të vitit  2010 ishte fusha e reklamimit në Internet me 14%, rrjetet shoqërore me 10% lojërat në Internet me 10% si dhe ofrimi i informatave në Internet me 5% investime. Kompanitë tregtuese në Internet si dhe investimet në ofrimin e platformave në Internet mbulojnë 61% të investimeve të përgjithshme (CB Insights, 2010).

Si pasojë e gjithë këtij zhvillimi, përqendrimi kryesorë i kompanive të suksesshme me teknologji të larta të zhvillimit është në sjelljen e teknologjive të reja të cilat , në njërën anë , do të siguronin pjesën/segmentin e tyre të tregut dhe do të krijonin përparësi konkurruese, dhe në anën tjetër do t’i ndërlidhnin, do t’i sillnin më afër, konsumatorëve të tyre të cilët do t’i mbanin më të kënaqur. Meqë teknologjitë e Internetit dhe përmbajtja e Internetit bashkekzistojnë, qëllimi i kompanive është në zhvillimin e teknologjive të Internetit dhe përmbajtjes së Internetit të cilat janë në përputhje me modelin e biznesit të tyre dhe me strategjinë e përgjithshme të askthebuilder.com kompanisë. Kështu, faktorët siç është përputhshmëria, reflektojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e zgjedhjeve të reja të cilat gjithmonë tentojnë të ruajnë balancën mes teknologjive të Internetit dhe përmbajtjes së tij (Mustafi, 2011).

Le të përmbledhim. Pika kyçe në trilogjinë e zhvillimit të biznesit, teknologjive të Internetit dhe përmbajtjes së Internetit  është biznesi dhe fuqia e tij e investimit në zhvillimin e teknologjive dhe përmbajtjeve të reja të Internetit. Në këtë pikëpamje, investimet realizohen nga bizneset me tendencë që të krijojnë përparësi konkurruese dhe të arrijnë kënaqje dhe tërheqje të lartë të konsumatorëve. Për më tepër, zhvillimi i teknologjive të reja të Internetit dhe krijimi i një sasie të madhe të përmbajtjes kualitative ka ndikim të drejtpërdrejt edhe në modelet e bizneseve të kompanive, në strategjitë e tyre dhe në synimet e tyre. Përfundimisht, ndikimi i madh i biznesit në zhvillimin e Internetit dhe përmbajtjes së tij është i pa diskutueshëm. Si pasojë, përfitimet nga investimet e biznesit janë të shumta si për investitorët ashtu edhe për konsumatorët pavarësisht nëse ata paguajnë për shërbimet ose jo .

 

Referencat

– CB Insights. (2010). Venture Capital’s Four Horsemen of Internet Software and Services. CB Information Services. Retrieved July 8, 2011, from http://www.cbinsights.com/blog/venture    capital/venture capitals four horsemen of internet software and services.

– Malik, O. (2010). By the Numbers: Seed Funding Is the New Black. GigaOM. Retrieved July 8, 2011, from http://gigaom.com/2010/10/12/by    the    numbers    seed    funding    is    the    new black/.

– – Mustafi, S. (2011).  Matured and still emerging: The Changing Position of The Internet in Business Strategies of Companies Since the DotCom Hype, FHNW, Olten

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *