Ndikimi i Internetit dhe zhvillimi i biznesit

Autor: Skender Mustafi

Trilogjia e zhvillimit është fundamenti mbitë cilin krijohet baza e zhvillimit të përgjithshëm të biznesit në ditët e sodit, duke përfshirë biznesin tradicional dhe atë në Internet. Kjo trilogji mund të perceptohet vetëm në pikëpamjen e përgjithshme, ndërsa në pikëpamjen e zhvillimit të biznesit është një proces që zhvillohet në prapavijë. Është një proces shtytës që ndikon drejtpërdrejtë ose tërthorazi në zhvillimin e strategjive të reja të biznesit. Të kuptuarit të drejtë të këtij zhvillimi bëhet përmes analizës së çështjeve si zhvillimi i teknologjive të Internetit dhe hapat e përmirësimit të biznesit elektronik, të kuptuarit e depërtimit të bizneseve në ambientin elektronik, ndikimi i Internetit mbi modelet tradicionale të biznesit, ndikimi i Internetit mbi ndryshimet në treg, lëvizja e bizneseve tradicionale drejt zhvillimit të strategjive të biznesit elektronik, ndikimi i internetit në zhvillimin e strategjive inovative të bizneseve tradicionale e të tjera.

Të gjitha temat e sipërpërmendura, dhe shumë të tjera, pikësynim kanë sqarimin e zhvillimit të biznesit nën ndikim të zhvillimit të Internetit ku zhvillimi i Internetit ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin e strategjive të reja të biznesit të cilat u mundësojnë kompanive lëvizjen në treg. Në njërën anë, konkurrentët e drejtpërdrejtë shtynë njëri tjetrin për pjesë më të madhe të tregut dhe në anën tjetër ata lëvizin drejt një tregu tjetër për të ndikuar ndaj bizneseve tjera (shih figurën).

Nga figura mund të vërejmë se tregtuesit sipas tregjeve të tyre mund të ndahen në tre lloje: tregtues tradicional, tregtues në Internet dhe tregtues me treg të përzier. Kështu, tregtuesit tradicional të ndikuar nga zhvillimet në Internet gjithnjë e më shumë lëvizin drejtë zgjerimit të tregut të përgjithshëm përmes pjesëmarrjes në Internet, pra kalojnë nga tregtues tradicional në tregtues me treg të përzier. Një shembull i tillë është kompania për shitjen e librave Barnes & Noble (shih bn.com). Gjithashtu edhe tregtuesit në Internet pasojnë suksesin e tyre dhe zgjerohen drejt tregjeve tradicionale, duke kaluar gjithashtu në tregtues me treg të përzier. Një shembull interesant është Google me shitoret e tyre tradicionale (shih google.com).

Le të kthehemi më në abstrakt. Analiza e zhvillimit të ekonomisë së përgjithshme e posaçërisht analiza e zhvillimit të ekonomisë në Internet ka shfaqur shumë ndryshime themelore tek bizneset dhe vetë shoqëria. “Ekonomia në Internet më shumë se sa ka përmbushur premtimin e vetë fillestarë për të transformuar si ekonominë ashtu edhe shoqërinë, dhe nuk po i shihet fundi këtij zhvillimi.”  (Atkinson  et  al.,  2010).  Në këtë mënyrë, Interneti përmes ndryshimeve ka ndryshuar tërë natyrën e biznesit, duke krijuar komunikim të drejtpërdrejtë, universal dhe pothuajse falas. Për më shumë, Interneti ka pasur efekt të madh shkatërrues mbi modelet tradicionale të bizneseve të cilat lidhin informacionin me produktin. Kështu, Interneti ka zgjidhur industritë, ka nxitur konkurrencë më të mirë  dhe ka krijuar struktura të reja të shpërndarjes (Doyle, 2008).

Përfundimisht, zhvillimet e teknologjive të Internetit kanë krijuar mundësi shumë të mira për të themeluar biznese të reja ose/dhe për të përshtatur bizneset ekzistuese në ambientin e ri tregtues. Interneti ka “krijuar” kompani të reja, tregtuesit në Internet, me modele tërësisht të reja të biznesit, por me synim të njëjtë si bizneset tradicionale: të fituarit përmes kënaqjes së konsumatorit.

Referencat
– Atkinson, R. D., Ezell, S. J., Andes, S. M., Castro, D. D., & Bennett, R. (2010). The Internet Economy 25 Years after .com: Transforming Commerce & Life.

  • Doyle, P. (2008). Value-Based Marketing: Marketing Strategies for Corporate Growth and Shareholder Value. John Wiley and Sons Ltd.

Po këto i keni lexuar?