Ndikimi i Internetit në Modelet Tradicionale të Biznesit

0

Autor: Skender Mustafi

Numri i modeleve të biznesit tradicional është shumë i madh, si rrjedhojë përqendrimi në këtë artikull do të jetë në analizën e ndikimit të Internetit në veçanti vetëm mbi disa nga industritë më të mëdha dhe në përgjithësi mbi të gjithë modelet tradicionale të biznesit si tërësi. Kjo do të ndihmojë në sqarimin më të përafërt të ndikimit të Internetit mbi modelet e biznesit tradicional dhe nevojën e bizneseve tradicionale për të zhvilluar strategji të reja si përgjigje ndaj këtyre ndryshimeve.

Ndryshimin fillestar të cilin e shkaktoi Interneti, që në fillimin e vetë, ishte ndryshimi i mënyrës tradicionale të shpërndarjes së informacioneve. Ky ndryshim është edhe tani nga më të mëdhatë, më të rëndësishmit dhe më kryesorët. Për këtë, bizneset me të mira informative si ato të muzikës, librave, gazetave, televizioneve etj., janë bizneset më të prekura nga Interneti për shkak të mundësive të digjitalizimit të informacioneve si themelimi i gazetave në internet në vend të shtypjes tradicionale të tyre, shitja e librave digjitale në vend të botimit të tyre etj.. Për më tepër, Interneti ndryshoi prodhimin e tyre, duke e bërë më të lirë, më të lehtë dhe më ndërveprues (Seabrook, 2011) duke ndryshuar karakteristikat e tyre bazë siç është përpilimi i kopjeve të përkryera digjitale edhe atë pa shpenzime shtesë.

      Trilogjia e zhvillimit (Mustafi, 2011)

Niveli i ndikimit, gjithashtu, është i lartë edhe në industrinë e shërbimeve siç janë bizneset që kanë të bëjnë me hoteleri, udhëtim dhe turizëm, bankat, shërbimet shëndetësore e të tjera. Rezultate të arritura nga studime të shumta tregojnë se teknikat e reja të të mësuarit përmes mjeteve elektronike siç janë rrjetet neurologjike artificiale (anglisht: artificial neural networks) ose makinat vektoriale mbështetëse (anglisht: support vector machines), janë në gjendje të ofrojnë parashikime shumë të sakta lidhur me shumë probleme të bizneseve të ndryshme (Baesens et al., 2003). Për shembull, duke u bazuar në ndonjë grup të caktuar të të dhënave nga aplikimet e mëparshme për mbështetje financiare, institucionet financiare konstruktojnë modele financiare për të parashikuar nëse një aplikues i caktuar do të jetë në gjendje ose jo të paguaj borxhin financiar për të cilin aplikon. (Huysman & Vanthiene, 2007).

Ndikimi më i vogël i zhvillimit të teknologjive të Internetit është mbi industritë e prodhimit të të mirave materiale e posaçërisht mbi industritë e rënda siç janë industria e prodhimit të automjeteve, industria e hekurit etj.. Megjithatë, problemet janë të shumta tek këto industri. Një nga problemet, e mos implementimit të strukturave të teknologjisë informative – Internetit, është  kompleksiteti i  raporteve financiare, që është pjesë shumë e rëndësishme dhe përbërëse e kompanive. Kështu, në ditët e sodit, shumë kompani kanë zhvilluar sisteme të menaxhimit të proceseve të biznesit (anglisht: Business  Process  Management Systems; shkurtë: BPMS) për të automatizuar veprimet e tyre të përditshme, ku trajtohen të dhëna të shumta financiare. Kështu, si rrjedhojë, ndikimi i Internetit edhe në këto lloj tëdustrive është gjithnjë në rritje e sipër duke u ngritur mbi investime të mëdha për shkak të natyrë së tyre. Si rrjedhojë, përmes adoptimit të teknologjive të Internetit dhe zhvillimit të metodave të ndryshme të biznesit, dukshëm mund të ulen shpenzimet dhe të përmirësohet efektiviteti i raportimit të biznesit dhe gjithashtu mund të shpie drejt dokumenteve më mirë të punuara dhe më lehtë të përcjellja (H. J. Wang & White, 2007).

Siç shihet, ndikimi i internetit bie mbi të gjitha modelet e biznesit tradicional. Kështu, ky ndikim në pikëpamjen e përgjithshme nga të gjitha këto modele biznesi, krijon një grup të modeleve të biznesit të njohura si modele të biznesit tradicional ose modelet e biznesit vetëm-tullë ( në anglisht: “brick-only”, që paraqet të gjitha bizneset të cilat posedojnë adresë fizike). Termet “vetëm tullë” ose “tullë dhe llaç” (në anglisht: “brick-only”  dhe  “brick-and- mortar”) kryesisht, shfrytëzohen në Internet për të shfaqur dallimin mes bizneseve të cilat veprojnë kryesisht në Internet dhe atyre të cilat veprojnë tradicionalisht, në botën reale. Në këtë këndvështrim, biznesi tradicional ka adresë komerciale “të bërë nga tulla dhe llaçi” ku konsumatorët mund të tregtojnë sy më sy (Keyne & Wallace, 2011) siç është për shembull Nokia Inc. (www.nokia.com).

        Trilogjia e zhvillimit (Mustafi, 2011)

Për më tepër, Interneti nuk është duke ndikuar vetëm tek bizneset tradicionale, por po jep mundësinë e përpilimit të modeleve të biznesit të cilat janë tërësisht të reja të cilat janë të bazuara vetëm në Internet (tërësish online). Këto modele, gjithashtu të njohura edhe si “klik-only” (vetëm-kliko) ose biznese tërësisht online, ose gjithashtu edhe të njohura si dot-kom kompani (anglisht: dot-coms),  janë bazë e bizneseve të cilat veprojnë vetëm në ambientin virtual duke mos pasur qasje tradicionale, tregu dhe konsumatorët e tyre janë tërësisht në Internet, kompani e tillë është për shembull Zynga  Inc.  (www.zynga.com).  Si pasojë, biznese të ndryshme të cilat veprojnë vetëm në Internet pasojnë strategji të ndryshme të cilat mundësojnë ndërveprim ose/dhe konkurrim në mjedisin në Internet si dhe në atë tradicional. Implementimi i modeleve të suksesshme të biznesit të cilat sjellin kthim të investimeve si dhe profit (Armstrong 2003) u ka dhënë mundësi shumë Internet bizneseve që dukshëm të ndikojnë mbi strategjitë e bizneseve tradicionale si dhe të shtrihen edhe drejt tregjeve tradicionale duke hapur edhe shitore tradicionale. Kështu, zgjerimi i Internet bizneseve drejt tregjeve tradicionale, siç është zgjerimi i Google Inc. përmes telefonisë celulare ose i Amazon Inc. përmes hapjes së shitoreve tradicionale për shitje të librave e të tjerë, ka tronditur  tregtuesit tradicional, si tregtuesit lokal ashtu edhe ata ndërkombëtar (Stone, 2009). Kjo gjendje ka formuar nevojë të drejtpërdrejt, për tregtuesit tradicional, për të zhvilluar dhe adoptuar strategji të reja konkurruese. Baza e këtyre strategjive është përdorimi i teknologjive të Internetit të cilat paraqesin rrugë të re të të bërit biznes, kjo nënkupton qasjen në tregjet në Internet. Kështu, në këtë pikëpamje, Interneti ka ndikim të tërthorë ndaj bizneseve tradicionale që nuk është më pak agresiv dhe më pak i rrezikshëm për suksesin e tyre ose/dhe madje për ekzistencën e tyre.

Si përfundim, Interneti ka shkatërruar modelet e bizneseve tradicionale (Doyle, 2008), madje edhe ato të suksesshmet. Më tej, ka shkatërruar ndërlidhjet mes komponentëve të modeleve,  madje edhe natyrën dhe vetë komponentët, siç është ndryshimi i komponentëve të modeleve të marketingut (Mustafi, Jost, & Nguyen, 2011).  Për më tepër, natyra dinamike e Internetit ka ndryshuar mënyrën se si kompanitë shtyten drejt një ambienti më dinamik të ndryshimit të modeleve të biznesit. Kështu, kompanitë janë të detyruara të rishqyrtojnë dhe përmirësojnë ose/dhe zgjerojnë më shpesh modelet e tyre të biznesit (SZAKY, 2011). Përfundimisht, në “sipërfaqe” të biznesit, Interneti, solli lloje të reja të tregtuesve, tregëtuesit në Internet  (shih figurën 1),  të cilët përmes përfitimeve dhe përparësive të teknologjive të Internetit ndikojnë ndaj strategjive të bizneseve tradicionale. Për më tepër Interneti ka nxitur sjelljen e “gjuetarëve” (shih figurën 2) të tregut ku kompanitë “gjuajnë” njëra tjetrën së bashku për shkak të nevojës për mbijetesë dhe për qëllim të zgjerimit të tregut.

Referencat
– Armstrong, G. (2003). Marketing: An Introduction. Pearson Education Canada.

– Baesens, B., Gestel, T. V., Viaene, S., Stepanova, M., Suykens, J. A. K., & Vanthienen, J. (2003). Benchmarking state of the art classification algorithms for credit scoring. Journal of the Operational Research Society, 54(6), 627    635.

– Doyle, P. (2008). Value-Based Marketing: Marketing Strategies for Corporate Growth and
Shareholder Value. John Wiley and Sons Ltd.

– Huysman, J., & Vanthiene, J. (2007). Improving Business Models with Rule Extraction and Sampling. Leuve.

– Keyne, R., & Wallace, O. (2011). What is a Brick and Mortar Business? wiseGEEK. Retrieved July 3, 2011, from http://www.wisegeek.com/what    is    a    brick    and    mortar business.htm.

– Mustafi, S. (2011).  Matured and still emerging: The Changing Position of The Internet in Business Strategies of Companies Since the DotCom Hype, FHNW, Olten

– Mustafi, S., Jost, L., & Nguyen, T. (2011). The Relationship between Online and Offline Marketing. Integration The Vlsi Journal.

– Seabrook, R. D. (2011). How the internet has changed business. http://ibiz.wikidot.com. Retrieved July 28, 2011, from http://ibiz.wikidot.com/outline    and    learning outcomes#industry_outcomes.

– Stone, B. (2009). Can Amazon Be the Wal    Mart of the Web? New Yourk Times. Retrieved July 30, 2011, from http://www.nytimes.com/2009/09/20/business/20amazon.html.

– SZAKY, T. (2011). How Many Business Models Can One Company Have? New York Times: The Art of Running a Small Business. Retrieved July 8, 2011, from http://boss.blogs.nytimes.com/2011/04/20/how    many    business    models    can    one company    have/.

– Wang, H. J., & White, J. C. E. (2007). Process Based Business Reporting (PBBR): A Framework to Integrate Business Reporting into Business Processes.

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *