në hall të një miku

ulur mbi statujë jete
ti ngarendë
pas hijeve të ngatërruara nga këmbët
“kumtesë kohe”

unë jam mbështetur
për muri e shpresë s’ka
mëngjesit të së nesërmes

nëse kthehesh
në pavijon kujtimesh
quajtur
prishtinë e prerë
do të shohësh kohën
ulpianë e martuar

dhe ndokush do të vërej
heshtjen tënde

ndonjëri prej
pavijonasve vrojtimesh
do të të sheh
kthyer kah perëndimi
i veshur
dhëndër
i ëndrrës së prerë

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?