Në Maqedoni

0

Autor: Iljasa SALIHU

maqedoni dhunaNëse të gjykon policia, atëherë gjykatësi të shpullon si policë

Në Maqedoni, nuk e di se përse shpesh njerëzit e ngatërrojnë prokurorinë publike me shtëpinë publike?

Në Maqedoni, shqiptimi i dënimit jepet para arrestimit, kurse arrestimi bëhet vetëm sa për ta mbushur qelinë e burgut.

Në Maqedoni, të flasësh për drejtësinë institucionale, të marrin për njëri që flet gjepura dhe gjëra të kota.

Në Maqedoni, secili njeri është i fajshëm, përderisa nuk dëshmohet fakti se njihesh mirë me ndonjë njeri të pushtetit.

Në Maqedoni, vetëm ke të drejtë të dëshirosh që ky shtet të mendojë për mirëqenien e të gjithëve.

Në Maqedoni, patjetër duhet të dënohesh për dy arsye; për ta mbushur buxhetin e shtetit dhe për mos t’i lënë të vrarit pa vrasës të emërtuar. Pak rëndësi ka se kush janë vrasësit e vërtetë. Me rëndësi është që dikujt t’i mvishet vrasja.

Në Maqedoni, vetëm si shtatore ke vlerë, përndryshe si njeri i gjallë je i vdekur.

Në Maqedoni, kemi kryqëzim dhe kishëzim të truallit të huaj, kurse disa shqiptar të cilët kokë më kokë bashkëpunojnë me maqedonasit dhe me sllavët, thonë se vendi po rrezikohet prej radikalizmit islam.

Në Maqedoni, policia nuk të ruan, por të rruan.

Në Maqedoni, edhe kur je i varfër, duhet të ndihesh si i pasur, përndryshe do ta hidhërosh shumë qeverinë, hidhërim ky që pastaj duhet të zbrazet dikund.

Në Maqedoni, përkundër të këqijave prej dorës së pushtetarëve, sërish populli i nderon ata dhe nuk ia var shumë atyre që punojnë dhe e thonë të drejtën.

Në Maqedoni, ftohesh në iftar vetëm pse ke pushtet dhe jo pse ke agjërim.

Në Maqedoni, komuna lavdërohet me investimet kapitale, mirëpo populli harron t’i thotë faleminderit mërgatës shqiptare, ngase ata merren me investime kapitale dhe jo kapitale në vendin tonë.

Në Maqedoni, korrupsioni është paraja më e konvertueshme.

Në Maqedoni, thyerja e premtimin prej anës së politikanëve është më e lehtë se thyerja e një qelqi të thjeshtë dhe të hollë.

Me pak fjalë, në Maqedoni netët dhe ditën janë shtatzëna që lindin çdo përçudni!

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakTakvim i verifikuar 2014 vetëm për Zvicër
Artikulli tjetërQasja profesionale
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *