Nina-nin të zantë gjumi

Nina-nin, të zantë gjumi,
nina-nin, të zantë në djep
të ka nana zog me fletë.
Sillet gjumi rreth e qark,
të vijë, djalë, përmbi kasnak;
të t’rris’ nana të t’çoj në shkollë,
kam me t’dhanë librat në dorë.
Djepi jot është mbush’ me bar,
ka mbrend’ serm, ka mbrend’ ar.
Nina-nin, të marrtë gjumi,
të ligat ti martë lumi
t’i mart’ lumi, t’i martë deti,
të ka nana zog xheneti!

Autor: Ninullë krujane, 1963

Po këto i keni lexuar?