një skenë filmike

Autor: Skender Mustafi - Fjalaime!

dielli na shikon neve
molla skuqet nga turpi
unë heshti
mjegulla e zgjat bishtin dhelparak
dielli vazhdon të luaj
me ritmin e vet

mollën e hëngri heshtja
unë dhe mjegulla
mundohemi ta heshtim
me dhunë njëri tjetrin
dhe shiriti nuk mbaron kurrë

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?