në këtë fletë të bardhë
që kur jam përlotur
nuk më njeh askush
loti nuk shihet
në këtë det ujë meiti
flaka djeg shpirtin e gjallëruar
që ty faqeve të bardha
të zhvesha lakuriqe
e më dole me mbulojë ngjyrë gjaku
palë-palë
mbeta baltë përlyer me farë
djersitur para
ekranit që dënesë
e ti vullkani i heshtjes
qeshë
në mbrëmjet e shurdhëta
ku ngjizet jeta në morfium gëzimi
dhe asgjë nuk durohet
më të ëmbla janë skenat e skenave
me ngjyra-njolla
të pikturës jetë
se sa ne të kapur për gjokse
hedhur rrugëve të botës
që luajmë lojën e hidhur
ku unë jam hije e humbur
në dritën e hënës
e ti fotografi
në fletën e bardhë të përlotur
© Skender Mustafi