Paint.NET: Qelqi reflektues

Përgatiti: Skender Mustafi

Për të realizuar një foto të ngjashme me foton që kemi paraqitur në këtë artikull duhet të kaloni nëpër disa hapa të thjeshtë duke shfrytëzuar Paint.NET funksionet primare apo edhe ato të mundësuara përmes shtesave. Efekti mund të realizohet në dy forma, ose mbi një hapësirë të zbrazët ose mbi një foto ekzistuese.

Efekti mbi foton ekzistuese

  1. Hapeni foton në Paint.NET (File → Open)
  2. Kaloni tek shiriti sipër tek Effects → Distort → Tile Reflection (mund të e shfrytëzoni edhe funksionin Tile Reflection XY, efekt i cili shfaqet pas instalimit të shtesës përkatëse për të: këtu.)
  3. Ndryshoni Angle (këndin e reflektimit), Tile Size (madhësinë e kutive reflektuese) dhe Curvature (reflektimin brenda kutive) sipas dëshirës suaj. Unë në këtë shembull kam shfrytëzuar Angle = 35, Tile Size = 170, 65 dhe Curvature = 16.55. Pasi të keni rregulluar efektet shtypni “OK“.

Efekti mbi një hapësirë të zbrazët

  1. Hape një hapësirë të zbrazët në Paint.NET (File → New) me madhësitë 800 x 600
  2. Tek dritarja që keni për ngjyrat (majtas) Colors, përzgjidhni ngjyrën primare dhe sekondare sipas dëshirës. Kutia sipër është ngjyra primare dhe ajo poshtë është ngjyra sekondare, Ndryshimi i ngjyrës mund të bëhet duke klikuar mbi kuti dhe duke ndryshuar pastaj ngjyrën tek sfera e ngjyrave. Në kë shembull unë kam shfrytëzuar ngjyrë të zezë si primare (#000000) dhe të kaltër të hapur si sekondare (#6677ff)
  3. Kaloni tek shiriti kryesor sipër tek Effects → Render → Clouds dhe ndryshoni Scale dhe Roughness sipas dëshirës. Në këtë shembull unë kam caktuar Sacle = 250 dhe Roughness = 50.
  4. Kaloni tek Effects  → Disort → Tile Reflection ose Tile Reflection XY. Unë po shfrytëzoj funksionin bazë Tile Reflection duke vendosur Angle = 45, Tile Size = 30 dhe Curvature = 5. Pasi të keni rregulluar efektet shtypni “OK
Efektet mund të i shfrytëzoni më tej duke ndërtuar “banerë” për reklama ose duke u shtuar efekte shtesë.
Suksese!

Po këto i keni lexuar?