Papastërtia nuk pastrohet me papastërti

Autor: Skender Mustafi

Asnjë ngjarje, asnjë akt i ndonjë individi, i ndonjë pjese të shoqërisë, i ndonjë shoqërie, madje i shoqërisë si tërësi nuk mund të merret si shkak për të tejkaluar ligjet Hyjnore.

Veprimet e të tjerëve në asnjë mënyrë nuk janë peshore e cila matë situatën dhe lejon ose ndalon veprimet jashtëligjore.
Ajo që ne duam të veprojmë ose/dhe veprojmë, e që është e ndaluar, nën presion psikik për shkak të ndonjë ngacmimi të jashtë nga burimet që ceka, nuk duhet arsyetuar dhe nuk mund të merren si asgjë sepse ato janë veprimet të jashtëligjshme për të cilat është premtuar ndëshkim.

Pa dyshim se ne jemi mëkatarë dhe se nuk mund të jemi ndryshe. Se ne duhet kërkuar falje dhe se rrugët tjera janë tunele drejt humbjes. Por, më e mira është që të matemi në veprimet tona sepse durimtari dhe ai që kërkon falje nuk janë të njëjtë. I pari është afër vijës më të lartë të së mirës e ky i dyti është afër vijës më të ulët të së mirës ose më mirë thënë, me të kërkuar falje sapo ka kaluar kufirin në të mirë, kuptohet nëse i është pranuar falja.

Është pikëlluese se si nëpër media të ndryshme e nëpër biseda, i japim hapësirë që të marrim punët e huaja mbi supet tona, njëkohësisht duke harruar ose/dhe duke lënë anash, për nesër ndoshta, obligimet tona.

Ne duhet përkujtuar veten që kritika më e mirë është puna dhe jo fjala. Fjala është e fundit, atëherë kur nuk mundemi/duam/dimë të punojmë.

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment