Paraqitja 3D e dritareve të hapura në Windows 7

Autor: Skender Mustafi

Paraqitja 3D e dritareve të hapura është karakteristik e cila u paraqit fillimisht tek Windows Vista, tani kjo karakteristikë ekziston edhe tek Windows 7, por që nuk ka ikonë programi përmes së cilës mund të iniciohet. Në fakt karakteristika mund të iniciohet në dy mënyra:
1. Përmes shkurtesës Window (në tastierë) + TAB (në tastierë)
2. Përmes ikonës së programit – këtu për shfletim të dritareve mund të përdoret miu.

Meqë tek Windows 7 kjo ikona nuk ekziston, atëherë më poshtë do të paraqesin hapat se si të e krijoni atë.

  1. Në Desktop  shtypni me të djathtë dhe kaloni tek New, pastaj shtypni Shortcut
  2. Tek dritarja që u hapet hidheni kodin: RunDll32 DwmApi #105 dhe shtypni Next
  3. Tek dritarja e re ndryshoni rundll32.exeShfletuesi 3D dhe shtypni Finish
  4. Për të përdorur shtypni dy herë me mi mbi ikonën e krijuar.

Zgjedhore:

Ikona e krijuar ka pamje të ikonave pa foto. Për të identifikuar duhet të ndryshoni me një ikonë specifike.

  1. Shtypni ikonën me të djathtë dhe nga lista përzgjidhni Properties
  2. Në dritaren e hapur duhet të jeni tek kategoria Shortcut, nëse jo atëherë kaloni tek kjo kategori dhe përzgjidhni Change icon…
  3. Përzgjidhni një nga ikonat që ofron Windows ose shkarkoni ndonjë nga interneti dhe ruajeni në ndonjë dosje në kompjuterin tuaj dhe përzgjidheni si ikonë.
  4. Pasi që të keni hapur dritaren me ikona, sipër mund të shihni “rrugën” nga e cila këto ikona vijnë. Janë tre burime tek Windows 7 të cilat kanë ikona të ndryshme (këto mëposhtë), përzgjidhni njërin burim dhe përzgjidhni ikonën që dëshironi.

Vini Re: Pasi të kopjoni njërën nga rrugë  e mëposhtme dhe të e zëvendësoni atë ekzistuese nuk duhet të e shtypni Brwose…, por shtypni Enter Tastierë.
%SystemRoot%system32imageres.dll
%SystemRoot%system32shell32.dll
%SystemRoot%system32DDORes.dll

Po këto i keni lexuar?